Your Life

Jeni mëngjarash? Çdo gjë është e paracaktuar që në lindje

Në një botë të dizenjuar për njerëz që punojnë me dorën e djathtë, të qenit një mëngjarash mund të jetë një luftë e vërtetë.

Preferenca për përdorimin e një dore më shumë se sa tjetrën, ka qenë  një enigmë që i ka hutuar shkencëtarët për një kohë të gjatë. Shumë njerëz besojnë se  duhet të ketë patjetër një ndryshim nga ana  gjenetike midis hemisferave të djathta dhe të majta të trurit. Gabim!

Tingëllon çuditshëm, por, arsyeja e vërtetë pse e  keni më të lehtë të përdorni të majtën, mund të ketë më shumë të bëjë me shpinën  sesa me trurin tuaj.

Hulumtimet e kryera nga Sebastian Ocklenburg, Judith Schmitz dhe Onur Gunturkun nga Universiteti Ruhr Bochum, së bashku me kolegë të tjerë nga Holanda dhe Afrika e Jugut, zbuluan se aktiviteti i gjenit në palcën e kurrizit ishte asimetrik, dhe mund të jetë ai që vendos nëse dikush do të jetë një i djathtë ose një mëngjarash.

Lëvizjet e gjymtyrëve fillojnë në korteksin(lëvoren cerebrale) motorik, përpara se të dërgohen si një sinjal për palcën kurrizore e cila pastaj i përkthen ato në lëvizje.

Ajo që studiuesit gjetën, ishte se foshnjat mund të bëjnë lëvizje dhe të kenë një dorë të preferuar para se truri dhe palca e kurrizit të kenë mundësi të komunikjonë.

Për të shqyrtuar më tej këtë, kërkuesit analizuan shprehjen e gjeneve në palcën kurrizore gjatë javës së tetë deri në javën e 12-të të shtatzënisë.

 

Ata vunë re dallime të rëndësishme në segmentin e majtë dhe të djathtë të palcës kurrizore, ku kontrollohet lëvizja e krahut dhe këmbës.

 

Megjithatë, asnjë nga këto nuk shpjegon pse mengjërashët janë kaq të rrallë.

 

Për të provuar dhe zgjidhur këtë mister, hulumtuesit në Universitetin Northwestern krijuan një model matematikor së bashku për të treguar se përqindja e ulët e njerëzve me dorën e majtë ka të ngjarë të jetë akoma duke evoluar.

“Sa më shoqërore të jetë kafsha – ku bashkëpunimi vlerësohet shumë – aq më shumë popullsia e përgjithshme do të priret drejt saj, – tha Daniel Abrams, një profesor asistent në Shkollën Mçormick të Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara, i cili ndihmoi në zhvillimin e modelit.

“Faktori më i rëndësishëm për një shoqëri efikase është një shkallë e lartë bashkëpunimi,” shtoi ai. “Te njerëzit, kjo ka rezultuar në një shumicë të djathtësh.”

Kjo do të thotë se, ndërsa gjenetika ka në dorë  një pjesë për të luajtur , ka faktorë socialë dhe mjedisorë që ndikojnë gjithashtu./LadBible-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button