Bota

Jimmy Fallon tallet me statuset e Trump: “A nuk duhet të ketë gjëra më të rëndësishme për të bërë ai?”

Ishte një lëvizje pazakontë nga ana Fallon mënyra si iu kundërvu presidentit Donald Trump gjatë programit të tij “Tonight Show”, me një monolog ironik, pasi ky i fundit u përpoq ta ofendonte në Twitter.  Trump e akuzoi komedianin 43 vjeçar se është një “qaraman” dhe i tha atij: “bëhu burrë”, pak pasi Fallon shprehu pendesë që e kishte ftuar Trumpin më parë në  programin e tij televiziv, “The Tonight Show”.

Pasi pa statusin e presidentit, Fallon u tall duke thënë se fushata anti-bulluse e Melania Trumpit, nuk po funksionon siç duhet.  Ai gjithashtu tregoi se në fillim deshi t’i kthente përgjigje Trump-it direkt, por vendosi të përmbahet.

“Kisha gjëra më të rëndësishme për të bërë,” tha Fallon gjatë monologut të tij. “Por apastaj mendova, ‘Prisni, nuk duhet që dhe ai të ketë gjëra më të rëndësishme për të bërë?'”

Si kundër-përgjigje për kritikat e Trump-it, Fallon bëri një donacion për RAICES, ose Qendrën e Refugjatëve dhe Emigrantëve për Arsimin dhe Shërbimet Ligjore, në emër të presidentit.

Por nuk u mjaftua me kaq. Fallon vazhdoi të godiste Trump-in dhe administratën e tij për pjesën e mbetur të monologut të tij. Duke vënë në lojë faktin që statistikat e fundit tregonin se 58%  e amerikanëve mendojnë se Trump është inteligjent, Fallon i lejoi vetes ta imitonte atë, pa u munduar të fshehi antipatinë që ndjente.

Fallon nuk kurseu as sekretaren për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, duke rikujtuar faktin që e nxorrën jasht një restoranti në Virxhina.

“Me sa duket, kur kamarieri e pyeti se çfarë donte të porosiste si antipastë, nga forca e zakonit ajo refuzoi t’i përgjigjej”-përfundoi Fallon./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button