Histori

Jo, Hitleri nuk i mbijetoi luftës dhe nuk shkoi të jetonte në Hënë!

Ndoshta nuk duhet as të jetë një temë  e diskutueshme në këtë pikë për të thënë që Adolf Hitler  është i gjallë dhe jeton në hënë, por kurrë nuk mund të jeni shumë të sigurt. Sidoqoftë, kështu ka më shumë kuptim, Hitleri nuk është i gjallë dhe nuk jeton në hënë.

Një ekip historianësh francezë kanë përfunduar një nga studimet e pakta që iu bënë kufomës së Hitlerit, e cila është   lejuar që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe ka konfirmuar se, siç e kanë njohur shumica e njerëzve për më shumë se shtatë dekada, Führeri në fakt ka vdekur në Berlin në maj 1945.

Grupi i paleontologëve studiuan disa nga dhëmbët e Hitlerit, të cilat u hoqën nga bunkeri më 1945 dhe u dërguan në Moskë. Ata ishin shkëncëtaret e parë që u lejuan të inspektonin ato në  këto 70 vite, dhe ata dolën në përfundimin se, me koefiçient gabueshmërie zero, ato ishin të Adolf Hitlerit.

“Dhëmbët  i përkasin atij dhe janë autentike. Për këtë nuk  ka asnjë dyshim,” tha Filipe Çarli, udhëheqësi i grupi të studiuesve. “Studimi jonë provon pamohueshmërisht se Hitleri vdiq në 1945.”/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button