Kulture

Joko Ono-Xhon Lenon / Kopertina në Rolling Stone e Eni Leibovic

Screen Shot 2015-06-25 at 17.05.49

Si një revistë e kulturës pop, Rolling Stone nuk ka patur kurrë frikë të shkaktojë polemika, sidomos me kopertinat e saj. Imazhi i një Xhon Lenoni të zhveshur, i shtrirë mbi parneren e tij Joko Ono, ishte një nga ato kopertinat më të diskutueshme (dhe në fakt më të suksesshme) se kurrë ndonjëherë.

Fotografia ishte marrë në 8 dhjetor 1980. Fotoja ishte kryer nga fotografja e famshme e portreteve Eni Leibovic, e cila është përgjegjës për disa nga portretet më të famshme të kulturës pop në histori. Tretohet një histori sipas së cilës, ndonëse Lenon hoqi shpejt rrobat e tij, ishte Ono ajo që u ndje në siklet, duke kërkuar që të mbetet e veshur. Në një tjetër variant tregohet se Ono ishte e gatshme të dilte nudo, por Leibovic mendoi se do të ishte një foto më e bukur, nëse ajo do t’i mbante veshur rrobat e saj. Pavarësisht sesi mund të jetë e vërteta, Leibovic shkrepi vetëm një foto. Ajo ia tregoi Lenonit, i cili u mahnit nga rezultati, duke u shprehur se “kishte kapur saktësisht marrëdhënien e tyre”, dhe insistoi që ajo të ishte kopertina e revistës. Gjithkush pa punët e veta, të lumtur me publikimin e fotos së realizuar. Vetëm 5 orë më vonë, Xhon Lenon u deklarua i vdekur, pasi u qëllua nga Mark Dejvid Çapman, duke bërë që ajo të ishte fotografia e fundit e ish-legjendës së grupit Bitëlls./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button