Magazine

Judaizmi, kristianizmi, islami, budizmi dhe të tjerët… Si do të përballen fetë tona me zbulimin e jetës aliene?

screen-shot-2016-12-04-at-10-51-42

Çfarë do të thoshte prifti, rabini apo imami në qoftë do të zbulojmë jetën aliene? Për bësimtarët, informimi se jeta në Tokë nuk është unike, mund të kërkojë mënyra të reja radikale të të menduarit për veten: Sa të veçantë dhe të shenjtë jemi ne? A është Toka një vend i privilegjuar? A kemi ne detyrimin që të kujdesemi për qeniet e gjalla në planetet e tjerë? A duhet të konvertoj alienët në fenë “time’?

Këto pyetje shënjestrojnë një çështje më të thellë, në lidhje me atë nëse fetë tona munden të përshtaten me idenë se njerëzit nuk janë të vetmet qenie të gjalla në univers, të afta për të adhuruar Perëndinë. Disa besime mund të zbulojnë kuptime të reja të teksteve të lashta, dhe të zhvillojnë mënyra për përfshirjen e jetës aliene në botëkuptimet e tyre.

Fetë e tjera që janë më pak fleksibël në interpretimet e tyre ndaj shkrimeve, apo pretendimit se njerëzit janë të vetmet qenie inteligjente në univers, të cilët mund të përpiqen për t’u përshtatur. Qofshim besimtarë apo jo, askush prej nesh nuk mund t’i shpëtojë plotësisht ndikimit të fesë në kulturën tonë. Feja është një nga pjesët më të vjetra të pëlhurës sonë sociale, dhe është një mënyrë – ndoshta kryesorja – përmes së cilës shoqëria do të kryejë kontaktin e parë. Më poshtë po paraqesim një listë të shkurtër të asaj se si disa fe mendojnë për të alieanët, nëse ata do të përpiqen t’i konvertojnë në besimin e tyre fetar, dhe se cilat fe kanë të ngjarë të mbeten të paprekura në prag të zbulimit …

[real3dflipbook id=”1407″]

Leave a Reply

Back to top button