Magazine

“Ka dy mënyra për të jetuar: sikur asgjë nuk është mrekulli; apo sikur gjithçka është mrekulli”

Screen Shot 2016-05-03 at 18.59.29

  1. Nëse nuk e shpjegon dot thjeshtë, atëherë nuk e ke kuptuar sa duhet.
  2. Mos u shqetëso për vështirësitë në matematikë. Të siguroj që të miat janë më të mëdha.
  3. Sa do të doja që diku të ekzistonte një ishull, për ata njerëz që janë të mencur dhe dashamirës.
  4. Nuk mund të fajësosh gravitetin pse bie në dashuri.
  5. Paqja nuk mbahet me forcë; ajo arrihet vetëm me mirëkuptim.
  6. Një tryezë, një karrike, një tas me fruta dhe një violinë: cfarë tjetër i duhet një njeriu për të qenë i lumtur?
  7. Detyra jonë duhet të jetë që të clirohemi, duke zgjeruar rrethin tonë të dhembshurisë, për të përqafuar të gjithë krijesat e gjalla, dhe të gjithë natyrën me bukurinë e saj.
  8. Përpiqu të mos bëhesh njeri i suksesit, por njeri i vlerave.
  9. Nëse një tryezë e rrëmujshme është shenjë e një mendjeje të rrëmujshme, atëherë çfarë shenje është një tryezë e boshatisur?
  10. Çdo gjë duhet të bëhet sa më e thjeshtë që të jetë e mundur. Por jo më e thjeshtë se aq.
  11. Vetëm dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku njerëzor, dhe nuk jam i sigurtë për të parën.
  12. Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar; jo për shkak të njerëzve që janë të ligj, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për këtë.
  13. Gjëja më e bukur që mund të përjetojmë është misteriozja. Eshtë burimi i gjithë artit të vërtetë dhe të gjithë shkencës. Ai për të cilin ky emocion është i huaj, që nuk mundet më të ndalet dhe të qëndrojë i mahnitur, është më mirë i vdekur: sytë e tij janë mbyllur.
  14. Shih thellë në natyrë, dhe do të kuptosh gjithcka më mirë.
  15. Që të ngresh pyetje të reja, mundësi të reja, të shikosh problemet e vjetër nga një kënd i ri, kjo kërkon imagjinatë krijuese dhe shënon një përparim të vërtetë në shkencë.
  16. Nëse A është suksesi në jetë, atëherë A është e barabartë me x plus y plus z. Puna është x; loja është y. Dhe z është që ta mbash gojën mbyllur.
  17. Mëso nga e djeshmja, jeto për të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.
  18. Intelektualët zgjidhin probleme, gjenitë i parandalojnë.
  19. Cdo gjë është e vendosur, fillimi ashtu si fundi, nga forca mbi të cilat ne nuk kemi kontroll. Eshtë e vendosur për insektin, si dhe për yllin. Qeniet njerëzore, perimet, apo pluhuri kozmik, ne të gjithë kërcejmë me një muzikë misterioze, të intonuar në distancë prej një gajdexhiu të padukshëm.
  20. Kur mos e humb kuriozitetin e shenjtë.
  21. Eshtë arti suprem i mësuesit, që të zgjojë gëzimin në shprehjen krijuese dhe diturinë.
  22. Ndonëse jam një vetmitar tipik në jetën time të përditshme, vetëdijësimi se i përkas komunitetit të padukshëm të atyre që kërkojnë të vërtetën, bukurinë, dhe drejtësinë, më ka shpëtuar nga ndjenjat e izolimit.
  23. Marrëzia: të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht e vazhdimisht, dhe të presësh rezultate të ndryshme.
  24. Cilitdo që është i pakujdesshëm me të vërtetën për gjëra të vogla, nuk mund t’i besohen gjëra të rëndësishme.
  25. E dashuroj Njerëzimin por i urrej qeniet njerëzore.
  26. Ka dy mënyra për të jetuar: mund të jetosh sikur asgjë nuk është mrekulli; mund të jetosh sikur gjithcka është mrekulli.
  27. Imagjinata është më e rëndësishme se sa dija.
  28. Vjen një moment kur mendja shkon në një rrafsh më të lartë dije, por nuk mund të vërtetojë asnjëherë se si arriti deri këtu.
  29. Vlera e një njeriu duhet të shihet në atë që jep, dhe jo në atë që është në gjendje të marrë.
  30. Jeta është si të ngasësh një bicikletë. Që të ruash ekuilibrin, duhet të vazhdosh të ecësh.
  31. Unë nuk kam talente speciale. Jam thjeshtë kureshtar i apasionuar.
  32. Edukimi është ai që mbetet pasi ke harruar ato që ke mësuar në shkollë.
  33. Eshtë bërë frikshëm e qartë se teknologjia jonë ia ka kaluar njerëzillëkut tonë.
  34. Logjika të shpie nga A në B. Imagjinata të shpie kudo.
  35. Një herë që i pranojmë limitet tona, ne shkojë përtej tyre.
  36. Unë nuk e di se me cfarë armësh do të luftohet Lufta e Tretë, por Lufta e Katërt do të luftohet me shkopinj dhe gurë.
  37. Jeta nuk ia vlen të jetohet, nëse nuk jetohet për dikë tjetër.
  38. Cdokush që nuk ka bërë një gabim, nuk ka provuar ndonjë gjë të re.
  39. I vetmi burim i dijes është eksperienca.
  40. Dallimi mes budallallëkut dhe gjenialitetit është se gjenialiteti ka limite. /Në shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button