Magazine

“Kam mësuar”, mësimet më me vlerë nga William Shakespeare

“Kam mësuar” nga William Shakespeare përbën ndoshta mësimet më të mëdha të dramaturgut tënjohur anglez. Janë mësimet që autori ka nxjerrë përgjatë jetës së tij dhe që vendosi t’i ndante me të gjithë. Njëkohësisht, edhe pse kohërat kanë kaluar, janë mesazhet që vlejnë ende në ditët e sotme për të gjithë ne.

“Kam mësuarse nuk mund të kërkoj dashuri nga të gjithë. Unë mund t’u jap arsye të mira për tëmë pëlqyer dhe pastaj të tregoj durim që jeta të merret me pjesën e mbetur. Kam mësuar se pavarësisht se disa gjëra janë të rëndësishme për mua, disa njerëzve nuk u interesojnë ato dhe nuk kam pse t’i bind për t’i pëlqyer. Kam mësuar se mund të shpenzoj vite për të ndërtuar një tëvërtetë dhe ta shkatërroj atë në disa sekonda.

Unë mund ta përdor sharmin tim për 15 minuta, por pas kësaj duhet ta kuptoj për çfarë jam duke folur. Kam mësuar se mund ta bësh diçka në një minutë dhe pastaj të duhet të mbash përgjegjësi për atë gjë përgjatë gjithë jetës. Kam mësuar se mund të duhet shumë punë për t’u bërë personi që dëshiron të bëhesh, ama duhet të tregosh edhe durim. Por kam mësuar edhe se çdokush mund të shkojë përtej kufijve që i vendos vetes.

Kam mësuar se duhet të zgjedh midis kontrollit të mendimeve të mia, ose të jem i kontrolluar prej tyre. Kam mësuar se heronjtë janë njerëz që bëjnë atë që mendojnë se duhet të bëjnë në njëkohë të caktuar, pavarësisht frikërave të tyre.

Kam mësuar se falja kërkon shumë praktikë. Kam mësuar se në kohëra të vështira, ndihma mund të të jepet nga një person që kurrë nuk e mendoje se do të bënte mirë. Kam mësuar se nuk duhet t’i thuash asnjëherë një fëmije se ëndrrat e tij janë të pamundura për t’u realizuar. Kjo gjë mund të jetë tragjike për ta.

Kam mësuar se nuk mjafton të të falin të tjerët, duhet ta falësh fillimisht veten tënde. Kam mësuar se pavarësisht se zemra ime mund të lëndohet, bota nuk do të ndalet për këtë arsye. Kam mësuar se situatat e kaluara në fëmijërinë time janë përgjegjëse për atë që jam, por jo për zgjedhjet që unë bëj si një i rritur. Kam mësuar se kur dy njerëz debatojnë, kjo gjë nuk do të thotëse ata e urrejnë njëri-tjetrin. Nuk do të thotë as se e duan njëri-tjetrin.

Kam mësuar se sado t’i mbroj fëmijët e mi, ata do të lëndohen një ditë. Kjo gjë është pjesë e jetës. Kam mësuar se jeta ime mund të ndryshojë përgjithmonë në disa orë, për shkak të disa njerëzve që mund të mos i kem parë ndonjëherë më parë.

Kam mësuar se diplomat në mur nuk të bëjnë më të respektueshëm, apo më të zgjuar. Kam mësuar edhe se fjalët e dashurisë e humbasin kuptimin e tyre, kur përdoren pa pjekuri. Kam mësuar se disa njerëz largohen nga jeta jonë, edhe pse ne do të donim t’i kishim pranëpërgjithmonë. Kam mësuar, mbi të gjitha, se është e vështirë të jesh xhentil, të mos i lëndosh tëtjerët dhe të mësosh të luftosh për gjërat që beson”.

Back to top button