Teknologji

Kanë filluar që tani të flasin për iPhone 7. Ja si do të jetë

Screen Shot 2015-02-04 at 22.10.31Flitet që kompania “Apple” do të sjell në treg “iPhone 7”, që pritet të jetë fjala e fundit e teknologjisë. Por se si do të jenë karakteristikat dhe përmasat e këtij smarphone jo të gjithë janë të informuar. Më poshtë po japim, sipas shkrimit që e transmeton Starti, disa nga karakteristikat e “iPhone7”-s. “iPhone 7” skicohet në pesë ngjyra të ndryshme me një trashësi edhe më të vogël;
“Apple” me shumë gjasa do të shtojë një ekran prej “safire”, me një proçesor më të shpejtë dhe kamera 8 Megapixel iSight;
“iPhone 7” ka mundësi që do të pajiset me platformën “iOS 10”, ngaqë ky telefon mendohet që të prezantohet në 2016;
“Smartphone” i ri do të ketë dy butonat e volumit në krahun e djathtë për një akses më të lehtë si dhe një boks zëri shtesë në krye të smartfonit;
“iPhone 6” kishte një trashësi prej 6.9 mm, ndërsa “i iPhone 7” do të paraqitet në trashësinë e 6.1 milimetrave;
Telefonat “Android” ishin të pajisur me teknologjinë e ngarkimit “wireless”. Ka ardhur koha që kjo teknologji të jetë e disponueshme edhe në “iPhone”;
Modeli ngjyrë bakri është një tjetër ide intersante;
Koncepti i pajisjes përgjegjëse për teknologjinë e ngarkimit të “wireless”-it ngjason me një “iPhone” me fytyrë poshtë i pajisur me një konektor ndriçues;
Tingujt “Stereo” falë bokseve të dyfishta në “iPhone 7” do të ofrojnë një eksperiencë më të mirë për vështrimin e filmave dhe dëgjimin e muzikës;

Leave a Reply

Back to top button