Horizonti.al

Kanibalizmi në roman, historia ndodh vërtet 46 vjet më vonë

Screen Shot 2015-09-02 at 5.34.35 PM

Ndodh që ndonjë nga tregimet letrare të ndodhin edhe në jetën reale. Një nga tregimet më të mahnitshme të shkrimtarit amerikan Edgar Allan Poe, me titull “Historia e Arthur Gordon Pym” i vitit1838, flitet për një grup të mbijeturish në një ishull të pabanuar. Të mbetur pa ushqim, ata vendosin të vrasin njërin prej tyre për t’u ushqyer . Viktima quhej Richard Parker. Disa vjet më vonë, në 1884, anija franceze “Mignonette” u mbyt dhe vetëm disa marinarë arritën të shpëtonin. Për njëfarë periudhe ata mbetën në mëshirë të fatit dhe pa ushqim. Të gjendur buzë vdekjes, ata vendosën të vrasin njërin prej tyre për t’u ushqyer. Dhe si e kishte emrin flija i tyre? Richard Parker!

Leave a Reply

Back to top button