Bota

Kanji i vitit. Kita, veriu, fituesi për 2017

Si çdo vit në Japoni, fondacioni i ekzaminimit të aftësive për Kanji-in kryen një votim publik për të përcaktuar cili është Kanji, ideograma japoneze, (simbol grafik që përfaqëson një ide ose koncept), që përfaqëson sukseset më të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë gjithë vitit. Kanji më i votuar nga njerëzit njoftohet në një ceremoni që mbahet çdo 12 dhjetor në tempullin Kiyomizudera në Kioto. Kanji i këtij viti është “Kita” () që do të thotë “Veri”. Murgu i tempullit, Seihan Mori, shpjegon se pjesa më e madhe e votuesve votuan për provat bërthamore që ka realizuar Korea e Veriut, për raketat që përshkruan Japoninë gjatë këtij viti, për shirat e rrëmbyeshëm që prekën Kyūshū në Veri.

Kanji i vendit të dytë është “politika” për skandalet politike dhe në vend të tretë “jo/ negativ” për efektet negative që prekin Japoninë në sferën ndërkombëtare. Si çdo vit murgu vizatoi Kanji-in e vitit mbi një kanavacë  me penel dhe bojë dhe prezente ishin të gjitha mediat japoneze që si zakonisht transmetuan  direkt këtë ceremoni në të gjithë vendin dhe ishte tema më e prekur në rrjetet sociale. Të rinjtë operonin me hashtag “Kanji im i vitit 2017” në Twitter. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button