Ekonomi

“Kapitalizmi si fe” / Walter Benjamin, teologu i ekonomisë

 

benjamin

Eshtë ylli polar i filozofisë kontinentale. Gjurmon udhën e saj, tregon tendencën, e orienton. Prej kohësh tashmë u bën pothuaj hije Heideggerit dhe ittgensteinit. Duket sikur ai, djali rebel, ëndërrimtari i kthjellët, filozofi melankolik, kritiku i pamëshirshëm i modernitetit, profeti revolucionar që kishte zgjedhur ta vëzhgonte botën nga kufiri i Gjykimit të Fundit, ka gjetur një shpengim më shumë se shtatëdhjetë vite pas vdekjes. Syze të trasha, vështrim penetrues, shprehje pyetëse në fytyrë: nuk ka departament filozofie, nga Argjentina në SHBA, nga Korea në Japoni e Australi, ku të mos ndodhet fotografia e tij. Eshtë Walter Benjamin.

Që një ditë politika, e shndërruar në thjeshtë administrim, ushtrim i qeverisjes, do të shkrihej me ekonominë, ky është një mendim që Benjamini e ndan me filozofë të tjerë. Por ai hedh një hap më tej: ajo formë ekonomike, e globalizuar, do të zbulohej për atë që është: një fe. A nuk është kapitalizmi një fe e borxhit? Benjamini ka qenë i pari teolog i madh i ekonomisë në epokën moderne. Nuk ka rrokur vetëm lidhjet strukturore mes teologjisë dhe politikës, që në po të njëjtët vite u studiuan edhe nga Carl Schmitt. Nuk u kufizua vetëm në rindërtimin e një prejardhjeje fetare të kapitalizmit. Përkundrazi, këtu vërehet distanca e tij nga Max Veberi, i cili tek kapitalizmi kishte parë etikën protestante. Për Benjaminin, gjërat janë ndryshe: kapitalizmi nuk është një fe e laicizuar, por një fe në kuptimin e ngushtë. Për këtë arsye nuk mund të kuptohet shtrirja, roli dhe financimi, nëse nuk konsiderohet një fenomen fetar…

[real3dflipbook id=”908″]

Leave a Reply

Back to top button