Shendeti

Katër përfitimet shëndetësore që na sjellin përqafimet, dhe pse ndihemi kaq mirë pas tyre

Për shumë njerëz, gjëja që kanë humbur më shumë gjatë pandemisë, është të qenit në gjendje të përqafojnë të dashurit e tyre. Në fakt, vetëm kur e humbëm aftësinë tonë për të përqafuar miqtë dhe familjen, shumë nga ne kuptuan se shumë e rëndësishme është përqafimi për shumë aspekte të shëndetit tonë, përfshirë shëndetin tonë mendor.

Arsyeja pse përqafimet na bëjnë të ndihemi kaq mirë, ka të bëjë me sensin tonë të prekjes.  

Prekja përbëhet nga dy sisteme të dallueshme. E para është “prekja e shpejtë”, një sistem nervash i cili na lejon të zbulojmë me shpejtësi kontaktin (për shembull, nëse një mizë ju ka hyrë në hundë, apo keni prekur diçka të nxehtë).

Sistemi i dytë është “prekja e ngadaltë”. Këtu përfshihen disa rrjete nervore të zbuluara së fundmi, të quajtur aferentët e prekjes , të cilët e përpunojnë kuptimin emocional të prekjes.Prekja është shqisa e parë që funksionon tek fetusi në bark (rreth 14 javë nga ngjizja).

Që nga momenti kur lind një fëmijë, përkëdhelja e butë e nënës i sjell atij përfitime të shumta shëndetësore, si ulja e ritmit rrahjeve të zemrës, dhe nxitja e rritjes së lidhjeve të qelizave të trurit. Kur dikush na përqafon, stimulimi i aferentëve të prekjes në lëkurën tonë dërgon sinjale, përmes palcës kurrizore, në rrjetet e përpunimit të emocioneve të trurit.

Kjo gjë nxit një kaskadë sinjalesh neurokimike, të cilat kanë përfitime të provuara shëndetësore. Disa prej neurokimikateve përfshijnë hormonin oksitocinë, që luan një rol të rëndësishëm në lidhjet shoqërore, ngadalëson rrahjet e zemrës dhe zvogëlon stresin dhe nivelet e ankthit. Por përqafimi ka efekte shëndetësore pozitive në mënyra të tjera.

Përmirëson gjumin tonë

Dihet se prekja e ëmbël përmirëson gjumin tonë, pasi ul nivelet e hormonit kortizol. Kortizoliështë një rregullator kryesor i ciklit tonë të gjumit-zgjimit, por ai rritet kur jemi të stresuar. Prandaj nuk është çudi që nivelet e larta të stresit mund ta vonojnë gjumin, dhe të shkaktojnë modele të fragmentuara të gjumit ose pagjumësi.

Zvogëlon reagimin ndaj stresit

Prekja me nënën gjatë periudhave të hershme të zhvillimit, prodhon tek fëmija i vogël nivele më të larta të receptorëve të oksitocinës, dhe nivele më të ulëta të kortizolit në rajonet e trurit që janë jetike për rregullimin e emocioneve. Foshnjat që marrin nivele të larta të kontaktitpërmes ushqyerjes, do të jenë më pak reagues ndaj elementëve stresues, dhe do të shfaqin nivele më të ulëta të ankthit.

Rrit mirëqenien dhe kënaqësinë

Gjatë gjithë jetës sonë, prekja sociale na lidh me njëri-tjetrin dhe ndihmon në mirëmbajtjen e marrëdhënieve tona. Dhe kjo për shkak se çliron endorfinën, e cila na bën t’i shohim si shpërblyese përqafimet dhe prekjet. Prekja siguron ngjitësin që na mban së bashku, duke mbështetur mirëqenien tonë fizike dhe emocionale.

Mund të na ndihmojë të luftojmë infeksionet

Përmes rregullimit të hormoneve tona – përfshirë oksitocinën dhe kortizolin – prekja dhe përqafimi gjithashtu mund të ndikojnë në reagimin imunitar të trupit tonë. Ndërsa nivelet e larta të stresit dhe ankthit, mund ta dobësojnë aftësinë tonë për të luftuar infeksionet.

Madje një studim sugjeron se përqafimi në shtrat, mund të na mbrojë nga e ftohura e zakonshme.

Duke monitoruar frekuencën e përqafimit mes 400 të rriturve, të cilët më pas u ekspozuanndaj një virusi të së ftohurës së zakonshme, studiuesit zbuluan se “përqafuesit” ishin më pak të prirur për tu ftohur. Por edhe kur ftoheshin, ata kishin simptoma më pak të rënda.

Back to top button