Shendeti

Keni mendime të çrregullta? Ju mund të vuani nga skizofrenia

Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajmë “çmenduri”.Me këtë psikologët nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t’i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti, perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta.

Deluzione, halucinacione, mendime të çrregullta, humbje e funksioneve normale, si p.sh.: mungesë iniciative, mungesë dëshire, varfërim etj.

Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshije të paktën një muaj që nga shfaqja e simptomave nga grupi A (faza aktive e simptomave) dhe mund të përfshijë periudha të simptomave, si fazën aktive të keqësimit ose fazën e shfaqjes së simptomave pozitive (d.m.th. përmirësim në funksione të ndryshme). Këto simptoma mund të jenë të njëjta me sëmundjet e tjera mentale siç janë çrregullimi bipolar dhe çrregullimi skizoafektiv apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik. Psikiatrit dallojnë gjatë diagnozës se skizofrenisë disa prej simptomave pozitive dhe negative.

Simptomat:

  • mendime të çrregulluara
  • halucinime, si dëgjime të zërave apo tingujve
  • deluzionet
  • iluzionet
  • kur ndihen të painteresuar dhe emocionalisht të zbrazët
  • pamundësi për t’u përqendruar
  • dëshira për të qëndruar larg prej njerëzve
  • nevojë për t’u ndier të mbrojtur/Bota.al

 

 

Leave a Reply

Back to top button