Sport

Keqkuptimi – Thyerësi i rekordeve që e morën për klandestin

WisseJohn Van Wisse është një sportist australian që nuk ndjen aspak frikë. Në moshën 41 vjeare, ai ka ambicjen të thyejë rekordin e garës ultra-triathlon midis Londrës dhe Parisit. Në se ai është i mësuar me vështirësitë që lidhen  me këtë sport të vështirë fizikisht, sigurisht ai nuk e kishte menduar që do të ndeshej me një pengesë në rrugën e tij me policinë e imigracionit.
Ditën e Mërkurë më datë 27 gusht në mëngjes, banorët e  Dover-it, një qytet në jug-lindje të Anglisë njoftuan policinë dhe rojet bregdetare se kishin dalluar një imigrant klandestin, i cili po përpiqej me not të arrinte në territorin britanik. Por kur policia mbërriti në vend e kuptoi menjëherë konfuzionin.
I intervistuar nga gazeta e përditshme lokale Dover Express , zëdhënësi i policisë tregon: “Disa  persona na telefonuar duke menduar se imigrantë klandestinë po zbarkonin  pasi ato  kishin parë njerëz të hidheshin nga një  anije”
Triatleti që kishte vrapuar 140 kilometra nga Londra në Dover dhe më pas me not  34 kilometra  për të mbrritur në our rejoindre la France. Me të mbrritur në brigjet e Francës, ai duhet të përshkojë me biçikletë një distancë prej  290 kilometra  për të mbërritur në Paris. Rekordi që duhet të thyejë është 73 orë dhe 39 minuta për të gjithë rrugën.
Gara e titulluar “Enduroman nga Harku në Hark”, fillon nga Harku i mermerit në Londër dhe përfundon në Harkun e Triumfit në Paris. Sipas gazetës britanike  Guardian, vetëm 13 persona e kanë përfunduar tashmë këtë garë.

Leave a Reply

Back to top button