Your Life

Mos e vri mendjen se çfarë mendojnë të tjerët për ty!

Disa thënie të veçanta për lumturinë…

“Ti meriton të jesh i/e lumtur. Ti meriton të jetosh një jetë të bukur. Mos e lejo asnjë person të të bëjë t’i harrosh këto fakte”.

“Lumturia është një vend i ndërmjetëm midis të pasurit shumë dhe të pasurit pak”.

“Kur ti i do gjërat që ke, atëherë ke gjithçka që të duhet për të qenë i/e lumtur”.

“Sa më pak ta vrasësh mendjen për atë që mendojnë të tjerët për ty, aq më i/e lumtur do të jesh”.

“Lumturia është sekreti i gjithë bukurisë. Nuk ka bukuri pa lumturi”.

“Bëj atë që të lumturon. Rri me personat që të bëjnë të qeshësh. Qesh aq shumë, saqë mezi të marrësh frymë. Duaj për aq sa të kesh jetë”.

“Lumturi do të thotë të kënaqesh edhe me gjërat e vogla në jetë”.

“Çdokush që është i lumtur, do t’i bëjë edhe njerëzit e tjerë të lumtur, gjithashtu”.

“Çdokush e do lumturinë. Asnjë nuk e do dhimbjen. Por nuk mund të dalë dot ylberi, nëse nuk bie pak shi”.

“Çelësi i të qenurit i lumtur është të dish se ke fuqinë për të zgjedhur se çfarë të pranosh dhe çfarë të lësh të shkojë”.

“Lumturia është si një flutur. Sa më shumë të shkosh pas saj, aq më shumë ajo do të largohet prej teje. Ndërsa në momentin që ti e përqendron vëmendjen në gjëra të tjera, ajo do të vijë e do të ulet me delikatesë në shpatullën tënde”.

/ nje mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button