Psikologji

Këshillat e disa nënave për fëmijët e tyre. T’i lexoni e të reflektoni gjatë…

  1. Ti nuk përkufizohesh nga puna jote. Ti nuk përkufizohesh nga sa para ke në bankë. Ti nuk përkufizohesh nga fitimet e tua.
  2. Gjej pasionet e tua. Kërko për atë çfarë të frymëzon. Gjeje se çfarë do të bësh dhe ndiqe atë me gjithë zemër. Ke për ta gjetur mënyrën e duhur se si të nxjerrësh të ardhura duke bërë atë që të pëlqen.
  3. Dashuria edhe të lëndon, por është më mirë të dashurosh, se sa ta mbyllësh veten duke mos dashuruar për shkak të frikës se mund të lëndohesh”.
  4. Tri gjëra janë të nevojshme në një marrëdhënie: respekti, dashuria dhe ndarja e virtyteve.
  5. Mos e krahaso asnjëherë veten me të tjerët. Është një humbje e kotë energjie. Ti je unik dhe ke vlerat e tua të veçanta që mund t’i ndash me botën.
  6. Duhet t’i presësh edhe dështimet. Dështimet nuk janë fatale. Merr mësimet e duhura dhe kthehu përsëri për ta provuar nga e para po të njëjtën gjë.
  7. Telefonoji prindërit e tu. Ndoshta ndonjëherë ata mund ta dreqosin vërtet, por ata të kanë rritur duke shpresuar që ti do të fitoje vlerat e duhura në jetë dhe për këtë nuk duhet t’i lësh pas dore.
  8. Je i mjaftueshëm ashtu siç je, pasi secili prej nesh është unik në mënyrën e vet. Edhe ti je unik dhe perfekt edhe në imperfeksionet e tua.
  9. Mos u shqetëso për atë çfarë mendojnë të tjerët për ty. Ata mendojnë për ty shumë më pak nga sa mendon ti se e bëjnë.
  10. Lumturia duhet të burojë nga përbrenda teje. Mos prit asnjëherë që dikush tjetër të punojë për të të bërë të lumtur.
  11. Jeta jote nuk ka pse të jetë një garë, në të cilën përherë duhet të ecësh përpara. Ndonjëherë duhet edhe të ndalesh dhe të jetosh çdo moment si të vijë. Më beso që secili ka nevojë edhe për këto momente.
  12. Kur ndihesh në stres, duhet thjesht të mendosh këtë pyetje: “A do të jetë ky një problem edhe pas 5 vitesh?”.
  13. Çdokush ndryshon me kohën. Duhet ta bindësh veten për këtë gjë. Koha i ndryshon njerëzit.
  14. Mëso ta duash veten që tani. Kjo gjë bëhet akoma më e vështirë, nëse e lë për ta bërë në një moshë më të madhe. Kujtohu përherë se duhet ta duash veten përpara gjithë të tjerëve.
  15. Shërbeju atyre që kanë nevojë për ty. Interesohu për njerëzit që do. Të gjithë kanë për ta kujtuar përherë se çfarë ke bërë për ta. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button