Magazine

Kështu e ndryshoi historinë e botës Alkimia, shkenca e ndaluar

Alimia konsiderohet si gjyshja sikletosëse e shkencës, një gabim i mendimit parashkencor. Por ajo është shumë më e rëndësishme për historinë e botës – dhe jo vetëm historinë e botës perëndimore

Screen Shot 2016-04-14 at 14.05.46

Alkimia shihet përgjithësisht si një protoshkencë arkaike, bazuar në supersticionin, dhe me shumë pak interes për kimistët modernë. Në të vërtetë, kimia i detyrohet shumë alkimisë, që mbulon traditat filozofike dhe historinë kimike, të shtrirë në shumë mijëvjecarë në Lindjen e Mesme, Indi dhe Europë. Arti Mbretëror ka luajtur një rol domethënës në zhvillimin e kimisë moderne, mjekësisë dhe psikologjisë.

Etimologjia e fjalës mdoerne, kimi, vjen nga arabishtja alkīmiyā, që vjen nga fjala e lashtë greke chēmeía e që do të thotë “magji e zezë”. Vetë fjala greke buron nga fjala e lashtë Kopte për “Egjiptin”, kēme, që do të thotë “tokë e zezë”, një lloj toke pjellore që mbetet pas vërshimeve të përvitshme të Nilit.

Alkimia mund të përcaktohet përgjithësisht si një formë e lashtë arti që kërkon pastrimin e shpirtit dhe pavdekësinë, paralelisht me ndryshimin e elementeve kimike, ku ari simbolizon përsosmërinë. Alkimistët bënin medikamente dhe ilace, dhe përpiqeshin të kuptonin bazën materiale të botës. Ndonëse alkimistët praktikonin kiminë dhe mjekësinë, shndërrimi i plumbit në flori simbolizonte një ndryshim spiritual, i barazvlefshëm me një vetëdije të zgjuar, e pranishme në të gjithë format dhe e cila krijoi universin.

Në alkiminë perëndimore, përsosmëria arrihet përmes veprimit të Gurit Filozofik. Alkimistët besonin se ai mund të shndërronte cdo substancë në flori, të zgjaste jetën dhe të kuronte sëmundjet. Guri Filozofik krijohet nga “prima materia”, që është baza primitive e paformë e të gjithë lëndës, e ngjashme me konceptet tona moderne të materies së zezë ose kaosit.

Screen Shot 2016-04-14 at 14.06.01

Egjiptianët e lashtë ishin disa prej praktikuesve të parë të alkimisë, rreth vitit 2000 para Krishtit, dhe pjesa më e madhe e dijeve tokësore kimike në Egjipt lidheshin me balsamimin e të vdekurve dhe ritualet fetare. Aleksandri i Madh pushtoi Egjiptin dhe themeloi Aleksandrinë në vitin 331 para Krishtit, dhe Aleksandria u shndërrua në qendrën intelektuale dhe kulturore të botës. Aleksandria u bë një nyjë kryesore për alkimistë, duke bashkuar dijet dhe kulturën egjiptiane, greke dhe hebreje.

Mes viteve 400-600, shumica e teksteve mbi Alkiminë u humbën, dhe pjesa e mbetur u zhvendos në botën islamike, për shkak të shkatërrimit të përsëritur të Librarisë së Aleksandrisë, si dhe teksteve jokristiane gjatë fundit të Perandorisë Romake. Bota islamike u shndërrua në një enë ku zienin dijet alkimiste.

Kryqëzatat, që nisën në vitin 1096, sollën perëndimin në kontakt me dijet islamike, gjë që kontribuoi në rishfaqjen e alkimisë në Europën mesjetare. Ajo rifitoi popullaritet në Europën e Rilindjes, dhe deri në fund të shekullit 17, shumë shkencëtarë të njohur modernë ishin gjithashtu alkimistë, duke përfshirë Isak Njutonin dhe Robert Boilin, i cili konsiderohet babai i kimisë.

Alkimia Indiane

Screen Shot 2016-04-14 at 14.05.56

Aleksandri i Madh e pushtoi Indinë në vitin 325 para Krishtit, gjë që nënkupton se mund të ketë patur një farë influence mes alkimisë indiane dhe asaj greko-egjiptiane. Alkimia indiane ose Rasajana, që do të thotë arti i manipulimit të Rasas, që do të thotë nektar, mërkur apo lëng, ishte ngushtësisht e lidhur me besimet Dharmike (Hinduizmi, Budizmi, Sikhizmi dhe Jainizmi). Alkimia indiane filloi afërsisht në vitin 1200 para Krishtit dhe është një formë e hershme e mjekësisë Ajurvedike, e cila fokusohet në rritjen e jetëgjatësisë. Alkimistët indianë krijonin ilace të përbërë nga disa metale, duke përfshirë mërkurin dhe substanca të tjerë që kombinoheshin me barëra.

Alkimia kineze

Fillimet e Alkimisë kineze janë të paqarta, por ndoshta është shfaqur diku rreth viteve 400 dhe 100 para Krishtit. Ajo është e lidhur ngushtë me Taoizmin dhe mjekësinë tradicionale kineze, Akupunkturën, Tai Chi dhe QIgong, dhe fokusohet në pastrimin e trupit në shpirt, me shpresën e arritjes së pavdekësisë. Alkimistët kinezë krijonin ilace alkimike ose eliksirë, që shpesh herë përbëheshin nga metale si ari, argjendi dhe përbërës të tjerë.

Pjesa më e madhe e koncepteve qendrore mes alkimisë kineze, indiane dhe perëndimore janë të ngjashme. Eshtë e panjohur se ku e kanë origjinën e përbashkët, dhe nëse kanë ndikuar mes tyre. Megjithatë, nga 334 deri në 323 para Krishtit, Aleksandri i Madh pushtoi pjesë të mëdha të Lindjes, gjë që ndihmoi në lëvizjen e dijeve mes lindjes dhe perëndimit, kështu që influencë me siguri që ka patur.

Rënia e Alkimisë

Si ndodhi që një traditë e rëndësishme intelektuale dhe filozofike, e cila kish ekzistuar për disa mijëvjecarë, krejt papritur u zhduk nga mendimi perëndimor?

Aspekte të alkimisë indiane dhe kineze u përthithën nga shkenca moderne dhe kimia, dhe aspekte të tjerë u ruajtën në sisteme të tjerë, si mjekësia tradicionale hindu, Ajurveda, si dhe mjekësia tradicionale kineze, Akupunktura dhe Tai Chi modern.

Në shekullin 18, Alkimia perëndimore ishte në rënie për shkak të lindjes së kimisë moderne, e cila u shkëput nga feja dhe spiritualizmi, dhe përqafoi një kuadër më të saktë dhe empirik, bazuar në metodat shkencore. Atëherë alkimia përgjithësisht nënkuptonte “të bësh flori”, gjë që krijoi besimin e përhapur se alkimia është sharlatanizëm dhe bestytni. Edhe përkthimet e këqinj të dokumentave të vjetër me interpretime ezoterike dhe spiritualiste kontribuan në rënien e alkimisë.

Alkimia praktikohet ende nga një numr i vogël praktikuesish që fokusohen në aspektet simbolike dhe spiritiale të alkimisë. Disa teknika alkimie praktikohen ende në mjekësinë tradicionale, duke përdorur një kombinim teknikash farmaceutike dhe spirituale. Shumë shoqëri sekrete, si Frimasonët dhe Rozikrucët, kanë shprehur shpesh interes në simbolizmin alkimik.

Ndikimi i Alkimisë në shkencën moderne

Alkimia ka bërë kontribute të rëndësishëm në punimin e metaleve, përpunimin, prodhimin e barutit, qeramikën, xhamin, bojën, kozmetikën, ekstraktet etj. Alkimistët i konceptonin elementet kimike në tabelat e para periodike, dhe prezantuan procesin e distilimit në Europën Perëndimore. Ata ishin gjithashtu ndër të parët që nxirrnin metale nga xeherorët, si dhe kompozonin acide dhe baza të ndryshme.

Por ka më shumë se kimia e hershme.

Alkimia ishte e rëndësishme në formulimin e ligjeve të lëvizjes nga Isak Njutoni si dhe graviteti universal, ashtu sikurse dhe në punën e tij mbi optikën. Alkimia është gjithashtu qendrore në idenë e Jungut për nënvetëdijen kolektive. Një pjesë e mirë e simboleve të përdorur në alkimi nxirren prej Nënvetëdijes Kolektive të Perëndimit, historia e alkimisë shtë shumë komplekse, dhe është e pamundur që edhe të gërvishtës sipërfaqen e saj./Sjellë në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button