Nunc est Bibendum

Këto janë 10 verërat më të famshme të Italisë

➊ Piemonte. Giacomo Conterno Barolo Riserva DOKG “Monfortino” 2001. Thjesht një “must” për të gjithë dashamirët e verës së kuqe më të famshme Piemonteze. Monfortino është emri i të vetmit vresht nga vjen rrushi.

➋ Lombardia. Ca ‘del Bosco, Franciacorta DOCG Dosaggio Zero i “Annamaria Clementi” 2009. Annamaria Clementi është një nga spumantet më të mira italiane. Shumë ekspertë e krahasojnë atë me shampanjat më të mira franceze. Fatkeqësisht, edhe çmimi i saj është gjithçka, përveçse popullor.

➌ Veneto. Quintarelli, Amarone della Valpolicella Classico Riserva DOCG 1995. Për shumë dashamirës të Amarones, Giuseppe Quinarelli konsiderohet një mesia i vërtetë. Prodhimi i tij është shumë i vogël, në përpjesëtim të zhdrejtë me çmimin e shisheve të tij.

➍ Trentino. Ferrari, Trento DOC “Giulio Ferrari Riserva del Fondatore” 1993. Për tifozët është thjesht “Il Giulio”. Dedikuar krijuesit të Trento DOC, kjo spumante konsiderohet një nga verërat më të mira në botë.

➎ Toscana. Tenuta San Guido, Bolgheri Sassicaia DOC 2016. Ju nuk mund të mendoni për verën italiane pa menduar Sassicaia-n. Një nga të paktat DOC, e cila mund të prodhohet nga një kompani e vetme. Nëse edhe kjo nuk është ekskluzive …

➏ Toscana. Biondi Santi, Brunello di Montalcino Riserva DOCG 1995. Biondi Santi është një nga baballarët e verës më të famshme toskane në botë: Brunello di Montalcino. Eshtë një nga verërat më të shtrenjta në Itali. Në SHBA vlerësohet si një yll i Hollivudit.

➐ Umbria. Caprai, Montefalco Sagrantino DOCG “25 vjet” 2005. Një verë e shkëlqyer e kuqe e aftë të vjetërohet për dekada në kantinë. Arnaldo Caprai ka ri-lançuar imazhin e saj në botë.

➑ Umbria. IGT e Bardhë “Muffato della Sala” 2013 – Castello della Sala. Prodhuar nga familja Antinori, është një verë e mrekullueshme për ëmbëlsirë.

➒ Campania. Mastroberardino, Taurasi Riserva DOKG “Radici” 2012. Kur vera e Campanias nuk kishte arritur akoma të gdhendte emrin e vet në mesin e më të mëdhenjve të botës, Mastroberardino krijoi Radicin dhe u vlerësua nga kritikët më të rëndësishëm të enologjisë.

➓ Siçili. Donnafugata, Passito di Pantelleria DOC “Ben Ryé” 2016. Ishulli i Pantellerias, me vreshtat e tij, është një nga vendet më interesante në Itali. Dhe Ben Ryé është një nga verërat më të njohura në ishull (dhe e mirë) në botë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button