Psikologji

Këto janë 5 rregullat e respektit, lexojini e praktikojini

  1. Mos ki zili asnjë person.
    Mos ki zili asnjë person. Ata që të duken të lumtur, të bukur, fatlumë dhe perfektë, me siguri janë duke kaluar në një dramë të vërtetë në jetën e tyre, por që nuk e shfaqin në botën e jashtme. Pyeti se si ndihen realisht dhe ke për ta kuptuar një gjë të tillë.
  2. Mos i gjyko të tjerët.
    Mos e gjyko asnjë person nga pamja e jashtme. Pamja e jashtme nuk tregon absolutisht asgjë mbi vlerat e një personi. Bukuria e vërtetë qëndron tek shikimet, tek gjestet, emocionet dhe kapaciteti për të qëndruar përherë unik, i veçantë, i rrallë.
  3. Mos pretendo se ti mund të veproje ndryshe nga dikush tjetër.
    Çdokush reagon në një mënyrë të caktuar përballë situatave të caktuara. Nuk mundet të shprehesh përpara dikujt me fjalët: “Në vendin tënd, unë do veproja ndryshe”. Nëse nuk ke qenë në një situatë, mos jep mendime për të, pasi nuk e di si kanë shkuar gjërat dhe personi tjetër mund të lëndohet.
  4. Mos u tall me asnjë.
    Çdokush ka një botë të brendshme të përbërë nga ekuilibra jo të qëndrueshëm, nga ëndrra, nga shpresa, frikëra dhe beteja. Një botë tepër të ndjeshme, e cila mund të thyhet edhe nga shaka pa kripë. Dhe nëse në fund thua: “Thjesht po bëja shaka”, dije se ke për ta rënduar më tepër situatën.
  5. Mos u ndje superior.
    Asnjë nuk është superior. Jeta nuk është një garë, por një rrugë me vështirësi që duhen kaluar gjithmonë në kohën dhe me kapacitetin e duhur. Duke u ndjerë sikur je mbi të tjerët, në momentin që do të dështosh, ke për ta përjetuar shumëfish më të vështirë humbjen, ndaj ji modest për arritjet e tua dhe gëzohu për arritjet e të tjerëve.
Back to top button