Bota

Këto janë disa tradita fatsjellëse për vitin e ri nga vende të ndryshme të botës

Në shumë vende të botës ka disa tradita të ndryshme nga të cilat ju mund të frymëzoheni për të pasur një vit të mbarë.Nata e vitit të ri është një nga mbrëmjet më të rëndësishme të vitit në shumë vende të botës dhe shumica prej njerëzve mendojnë që gjithmonë të gjejnë një haimali për ndërrimin e viteve, që viti i ri që do hy të jetë më fatsjellës për ta .

Danimarkë, “Thyejnë pjatat”

Në çdo shtëpi ka disa pjata dhe enë kuzhine të cilat nuk përdoren kurrë. Në Danimarkë dinë se si t’u japin zgjidhje situatave të tilla. Tradita thotë se duhet t’i thyeni pjatat “me dashuri” në dyert e shtëpive të miqve tuaj për të larguar shpirtrat e këqij dhe të mirëprisni energjitë pozitive. Një tjetër ritual që nuk kërkon pastrim është që të hipni në pikën më të lartë të shtëpisë dhe të hidheni. Kur ora i afrohet mesnatës, tradita folklorike daneze thotë se duhet të hipni në karrige ose në tavolinë dhe duhet të hidheni. Beni kujdes të mos vriteni!

Tajlanda: “Hidhuni ujë shokëve tuaj”

Nëse rastësisht e kaloni Vitin e Ri në Tajlandë, bëni kujdes nga kovat e ujit të cilat mund të jenë duke ardhur nga të gjitha drejtimet. Ajo që ngjan si një luftë uji në një kamp veror, tradita e lidh me fatin e mirë. Hedhja e kovës së ujit ndaj dikujt shihet si një shenjë respekti dhe simbolikisht largon fatin e keq.

Afrika e Jugut: “Hidhni mobiljet nga dritarja”

Kini parasysh të ruani kokën nëse jeni në Afrikë të Jugut sepse mund t’ju bjerë ndonjë karrige kokës. Edhe pse një praktikë që nuk është e përhapur shumë në gjithë vendin, të hedhësh mobiljet e papërdorura nga dritarja i dërgon një simbol universit se keni lënë pas krahëve vështirësitë dhe keni shpresa për të ardhmen.

Skoci: “Tregohuni të kujdesshëm se kush do jetë i ftuari i parë i vitit”

Në Skoci preferojnë që i pari person që hyn në shtëpinë e tyre në 1 janar, duhet të jetë një djalë zeshkan. Është e rëndësishme që të vijë me dhurata speciale si kripë, bukë ose Ëiski, në këtë mënyrë ata besojnë se shtëpia e tyre do bekohet për 12 muajt e ardhshëm.

Brazil: “Vishuni me të bardha”

Në Brazil nëse visheni me të bardha do të thotë se Viti i Ri do të jetë një vit fatsjellës. Por, është e rëndësishme të dini se cilat nga ngjyrat ka nga një kuptim të veçantë: jeshilja është për shëndetin e mirë, e verdha për paranë, e kuqja tërheq dashurinë dhe lejlaja do ju frymëzojë.

Leave a Reply

Back to top button