Psikologji

Këto janë përfitimet e pushimeve të vazhdueshme gjatë orarit të punës. Bëni mirë t’i lexoni!

Ndonjëherë pushimet e vazhdueshme gjatë orarit të punës janë të nevojshme, ndërsa herë të tjera bëhen të domosdoshme. Shenjat se kemi nevojë të bëjmë një pushim të shkurtër, janë të shumta. Ndryshimet e oreksit, problemet me përqendrimin, mungesa e energjive, mungesa e motivimit, dhimbjet e vazhdueshme të kokës dhe problemet me gjumin, janë disa nga shenjat që trupi ju jep kur keni nevojë për pushim. Në këto raste, ne ju këshillojmë të bëni pushime nga 5 minuta për çdo 25 minuta punë. Gjatë këtyre minutave e mira është të ecni, ta largoni mendjen nga puna (mendoni diçka tjetër) dhe të distancoheni nga pajisjet elektronike.

Por cilat janë përfitimet e pushimeve të tilla gjatë orarit të punës?
Kur bën një pushim gjatë orarit të punës, jo vetëm e qetëson veten, por edhe kontribuon në nevojat e tua psikologjike për ta hequr mendjen nga puna. Përfitime të tjera përfshijnë:

  1. Reduktohet niveli i stresit. Nuk mund të punohet kur je në kushte stresi, apo jo? Pushimet gjatë orarit të punës ndihmojnë në reduktimin e niveleve të stresit. Frymëshkëmbimet gjithashtu ndihmojnë në këtë aspekt. Gjatë pushimit merrni frymë thellë me hundë dhe nxirreni me gojë.
  2. Qetësohet trupi dhe mendja. Në momentin që reduktohet niveli i stresit, mund t’i japësh vetes pak hapësirë për të pushuar fizikisht dhe mendërisht, duke e lejuar trupin (dhe mendjen) të qetësohen dhe ta marrin veten për të rinisur punën.
  3. Përmirësohet aftësia e të menduarit. Sigurisht që në kushte stresi reduktohet shumë kreativiteti, ulet aftësia përthithëse e gjërave dhe aftësia e të menduarit. Kur bën pak pushim gjatë orarit të punës, i jepet mundësi mendjes të qetësohet për të nisur sërish funksionet konjitive pas pushimit.
  4. Përmirësohet produktiviteti. Reduktimi i niveleve të stresit, pushimi dhe përmirësimi i të menduarit, ndikojnë normalisht në produktivitet. Duke bërë pushime të shkurtra gjatë orarit të punës, jo vetëm e ndihmon trupin tënd, por përmirëson edhe performancën tënde në punë.
Back to top button