Psikologji

Këto janë tri mënyra të thjeshta për të ndalur mendimet negative

Mendja preferon të mendojë gjatë dhe kërkon në mënyrë të vazhduar përqëndrimin tonë. Ndonjëherë ajo na shtyn të mendojmë gjëra pesimiste dhe të themi fjalë, të cilat normalisht nuk do t’i thoshim në rrethana më të qeta apo në mjedise ku do të ishim më të relaksuar. Ndaj është e rëndësishme të mësojmë se si ta qetësojmë mendjen tonë, në vend që të shpërqëndrohemi, në mënyrë që të jetojmë një jetë të shëndetshme dhe të qetë.

Tri mënyrat për të ndaluar mendimet e tepërta dhe negative janë:

  1. Lidhuni me natyrën

Nëse nuk kaloni kohë apo punoni në natyrë, atëherë me siguri keni nevojë për diçka të tillë. Gjej kohë për të dalë në natyrë. Kjo nënkupton edhe daljen për drekë në një park, apo organizimin e pushimeve në natyrë. Çdo gjë që do të bësh për ta forcuar lidhjen tënde me natyrën, do të sjellë përfitime në mendjen tënde duke i ndalur mendimet e tepërta. Mund të përqëndrohesh në bukurinë e pemëve, të gjetheve, të ujëvarave, të qiellit, malit, liqenit, apo çdo gjëje tjetër që të rrethon. Mendime të tilla do ta qetësojnë mendjen tënde dhe do të bëjnë t’i shohësh gjërat më me kthjelltësi përgjatë ditës.

  1. Përsëriti vetes fjalë paqeje

Nëse ndalon për një moment dhe analizon mendimet që të kalojnë në mendje, do të kuptosh se gjithë truri yt është i mbushur me mendime negative lidhur me diçka që ke bërë gabim, diçka që të kanë thënë dhe je mërzitur, diçka që s’e ke arritur dot etj. Mos u ndje keq, edhe pse me kaq shumë ngjarje negative është e vështirë të mbash një mendje pozitive. Çdo herë që ndjen se po mendon negativisht, është mirë t’i thuash e t’i përsërisësh vetes fjalë qetësuese për paqen, dashurinë, miqësinë, familjen etj. Edhe pse diçka e tillë nuk e qetëson mendjen, ajo bën që mendja të përqëndrohet në aspektet që kanë më tepër rëndësi në jetën tënde për momentin. Fjalët mbartin një fuqi të madhe emocionale, ndaj përdori ato në avantazhin tënd sa herë që ndihesh në stres.

  1. Medito

E dimë se jua sugjerojmë meditimin në shumë materiale tonat, por e bëjmë për arsye të përfitimeve të mëdha prej tij. Shumë njerëz pohojnë se meditimi i bën ta largojnë mendjen nga mendimet negative dhe të mendojnë gjëra pozitive, sidomos në periudhën e kohës pas meditimit. Këto rezultate do ta bëjnë më të lehtë përballimin e sfidave të përditshmërisë tënde.

Nëse do të kesh paqe në jetë dhe të ndalosh së u menduari tejmase dhe duke menduar gjëra negative, është e rëndësishme t’i realizosh tri mënyrat e mësipërme. Në një ditë të falen 1440 minuta. Gjej të paktën 10 minuta për secilën mënyrë dhe realizoje. Do ta kuptosh se nëse i realizon, do të ndjesh më tepër qetësi brenda vetes dhe do të jesh më produktiv/e në përditshmërinë tënde. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button