Kinema & TV

KINEMA / “Black Mass” – Johny Depp, ashtu si nuk e njihnit

Në 8 Tetor vjen në kinema filmi mbi bosin e vërtetë “Whitey” Bulger, me një Johnny Deppp që as nuk njihet në rolin ish mbretit të malavitës së Bostonit

Screen Shot 2015-07-22 at 17.04.34Midis filmave të shumë pritur të vitit spikat Black Mass, filmi me gangsterë dhe me regjisor Scott Cooper mbi jetën e vërtetë të James Joseph Bulger Jr., i mbiquajtur “Whitey”, Bardhoshi, njëri nga bosët më të mëdhenj të mafjes irlandeze të Bostonit. Për dymbëdhjetë vite në historinë e kohëve të fundit amerikane, ka qënë “njeriu i dytë më i kërkuar, pas Osama Bin Ladenit”, deri kur në vitin 2011, u arrestua përfundimisht, pas një arratije që zgjati mbi tre dekada.

Filmi i Cooperi e merr spunton kryesisht nga faktet e rrëfimeve të librit-investigativ me autorë Dick Lehr-in e Gerhard O’Neil-in. Të bën për vete mbi të gjitha roli i informatorit të Wëhitey-it, i cili  denoncoi tek FBI trafikantët konkurrentë, për t’i eliminuar nga tregu. “Mbreti i krimit” të Bostonit ishte përveç të tjerash vëllai i një politikani të njohur të Massachusett-it, William Bulger, që në ekran do të ketë fytyrën e Benedict Cumberbatch. Për t’i dhënë formë të frikshmit Whitey-t gjejmë një Johnny Depp të jashtëzakonshëm, i cili pothuajse nuk njihet nën peshën e makiazhit, me trupin paksa të fryrë dhe me një tullacëri embrionale.

Aktori amerikan transformist ka qënë gjithmonë, në bashkpunim me Tim Burtonin tek “Piratët e Karaibeve”, duke kaluar për në versionin e Hunter S. Thomson tek “Frikë e Delir në Las Vegas”. Në vitet e fundit megjithatë argëtohet duke interpretuar filma në të cilët mund të fshihet totalisht, nga Mortdecay, tek Guy Lapoint e deri tek Yoga Hosers i Kevin Smithit./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button