Kinema & TV

KINEMA / “Karol”, versioni filmik i librit që theu tabutë

Screen Shot 2015-04-11 at 8.18.21 PMNjëmbëdhjetë. Kaq është numri i viteve të prodhimit të Karol, marrë nga romani me të njëjtin titull i Patricia Highsmith, publikimi i të cilit në 1952 u pengua për shkak se fliste për homoseksualitetin femëror, aq sa u shndërrua dhe në kult të komunitetit lezbik. Për fat janë Film 4 dhe mendja e Todd Haynes, i cili njihet më mirë për regjinë e filmit Larg nga Parajsa, ata që u kujdesën për prodhimin e këtij filmi, që tani është dhe pretendent për në Kanë.

Në qendër të filmit është Cate Blanchet, e mësuar tashmë me role të tilla aspak komode si tek Ditari i një skandali, e cila luan rolin e Karolës: një grua sensuale dhe e ëmbël, në proces divorci dhe që gjatë pazarit të Krishtlindjeve njihet dhe magjeps Terezën (Rooney Mara, e pasuar nga Mia Wasikowska), shitëse me kohë të pjesshme, shumë më e re se ajo dhe e ngecur në një marredhënie pa kurrfarë pasioni me një burrë. Nevoja për të dorëzuar pakon në banesë dhe mesazhi i urimit për festat nga Tereza për Karolën, do t’i shtyjnë gratë të ritakohen e të shoqërohen me njëra tjetrën. Filmi është xhiruar në Cincinnati, i cili rikrijon Nju Jorkun e viteve 50. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button