Kinema & TV

KINEMA / Në emër të Apollos. Rocky rikthehet në ring

Screen Shot 2015-07-17 at 22.44.14Rocky Balboa rikthehet për të stërvitur djalin e rivalit të tij legjendar në filmin “Creed”

Dukej tamam sikur Sylvester Stallone i kishte varur përfundimisht dorezat… të paktën në ekranin e madh. Dhe është vërtetë kështu ndoshta. Po, sepse nëse “Creed” do të jetë i pari film në sagën Rocky, në të cilin Stallone nuk do të luftojë, është gjithashtu e vërtetë që gjatë xhirimeve ai është rikthyer në ring, për të ndarë një zënkë të shpërthyer mes dy aktorëve, të dy boksierë në profesion (Tony Belleu që luan rolin e sfidantit të frikshëm të protagonistit, si dhe personit që luan rolin e trainerit të tij).

Pas këtij incidenti të vogël, prodhimi i filmit ka vazhduar normalisht dhe, ndonëse Stallone nuk është më mes skenaristëve (ka qenë në të gjithë kapitujt paraardhës), roli i tij do të jetë themelor, sa i përket historisë.

Rocky, tashmë në pension, do të rikthehet në fakt protagonist i botës së peshave të rënda si trainer (kish qenë edhe tek Rocky i vitit 1990) dhe mentor i birit të Apollo Creed, ose më saktë, ish rivali krenar dhe miku i ngushtë, i cili u vra tragjikisht nga i tmerrshmi Ivan Drago në filmin e katërt. I riu quhet Adonis dhe në sy ka të njëjtën forcë të babait, dhe duket i vendosur të fitojë titullin botëror. Do ta interpretojë Michael B. jordan (i cili do të luajë edhe tek Fantastic Four), të cilin e ka kërkuar me forcë vetë Stallone.

DATA E PARASHIKUAR E DALJES SE FILMIT: 26 NENTOR

Leave a Reply

Back to top button