Kinema & TV

KINEMA / “Ura e spiunëve”

Screen Shot 2015-04-10 at 22.05.07Berlini i ndarë gjatë kohës së Luftës së Ftohtë është skenari i filmit më të fundit të Stiven Spielberg, me protagonist Tom Hanksin. Për më shumë se tridhjetë vjet, ura Glienicke njihej me emrin “ura e spiunëve”. Ishte pikërisht ura që bashkonte Berlinin perëndimor me Postdamin në Gjermaninë lindore, në mes të të cilës ndodhej kufiri ku amerikanët dhe rusët shkëmbenin të burgosurit politik, ajo që ka frymëzuar imagjinatën letrare (Njerëzit e Smailit nga le Carré) e kinematografike (Funeral në Berlin nga Guy Hamilton). Ura kthehet sërish në vëmendje, tashmë të Stiven Spielberg i cili e ka titulluar filmin e ri pikërisht Ura e Spiunëve. Filmi që del në SHBA më 16 tetor tregon historinë e shkëbimit të parë midis pilotit të një avioni spiun amerikan U-2 i zënë rob nga sovietikët dhe një koloneli të KGB-së të kapur nga FBI-a. Një histori intrigash dhe përpjekjesh të vazhdueshme me protagonist Tom Hanksin në rolin e James Donovan, rezervist dhe avokat i specializuar në ndërmjetësime; pas pjesmarrjes në procesin e Nurembergut,u angazhua në procesin e lirimit të të burgosurve gjatë pushtimit të Gjirit të Derrave në Kubë, e gjitha para se të përfshihej në çështjen U-2.

Spielberg e ka pranuar subjektin që Matt Charman i ka paraqitur studios kinematografike Dream Works, ky i fundit ka shkruar gjithashtu dhe skenarin në bashkëpunim me vëllezërit Joel dhe Ethan Coen, dhe ka zgjedhur një trup aktorësh ku spikasin Amy Ryan, Alan Alda dhe Mark Rylance, i cili do të jetë protagonist dhe në filmin e tij të ardhshëm, BFG-ja, i marrë nga libri për të rinj me të njëjtin titull nga Roald Dahl. Xhirimet janë zhvilluar në Nju Jork, Berlin, në urën e vërtetë Glienicke dhe në qytetin polak të Wroclaw ku u ndërtua dhe kryeqiteti i ndarë pas Luftës së Dytë.

Leave a Reply

Back to top button