Zodiak

Kjo është frika jote më e madhe, sipas shenjës së horoskopit

Dashi (21 Mars – 19 Prill)

Dashi është një ndër shenjat më kokëfortë. Ata kërkojnë që gjithçka të bëhet sipas rregullave të tyre. Por personat e shenjës së horoskopit Dashi, kanë shumë frikë nëse personat e afërt mërziten nga kjo sjellje e tyre dhe vendosin të largohen.

Demi (20 Prill – 20 Maj)

Personat me shenjën e horoskopit “Demi” janë shumë të kujdesshëm për financat dhe nëse diçka e pasigurtë ndodh në jetën e tyre, si humbja e vendit të punës apo probleme me makinën, i bën ata të ndihen shumë të pasigurtë.

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)

Gjëja më e keqe për Binjakët është të bien pre e rutinës monotone. Nëse jeta po u ecën ngadalë, ata ndihen të zënë në kurth dhe të dëshpëruar. Binjakëve iu pëlqen të jenë në lëvizje, të eksplorojnë dhe të përjetojnë gjëra të reja.

Gaforrja (21 Qershor– 22 Korrik)

Gaforret nuk mund të jetojnë dot vetëm. Personat në shenjën e horoskopit gaforres do ta mbushin gjithmonë ditën me takime me miqtë dhe familjarët. Por kjo ndodh jo sepse duan të socializohen, por sepse nuk duan të përballen me frikën e tyre më të madhe, të qënurit vetëm.

Luani (23 Korrik– 22 Gusht)

LEXO EDHE Këto shenja horoskopi nuk dorëzohen kurrë!

Personat me shenjën e horosopit Luani adhurojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Ndaj nëse nuk i kushtohet rëndësia e duhur, ata bëhen shumë keq. Një ndër frikërat më të mëdha të tyre është të mos zhgënjejnë veten dhe personat e dashur.

Virgjëresha (23 Gusht– 22 Shtator)

Virgjëresha është perfeksioniste në çdo aspekt të jetës, përfshirë ketu historitë e dashurisë apo punën. Frika më e madhe e Virgjëreshës është se mund t’i refuzojnë, pasi nuk janë të mirë mjaftueshëm.

Peshorja (23 Shtator– 22 Tetor)

Kujdes! Peshorja mund të kalojë në depresion nëse nuk i kushtohet vëmëndja e duhur dhe i lini të qëndrojnë vetëm për një kohë shumë të gjatë.

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

Personat e kësaj shenje janë emocionalë dhe shohin gjithmonë botën shpirtërore të të tjerëve. Është një nga shenjat më të ndjeshme, e cila gjithashtu ka një nivel të lartë ankthi dhe probleme kontrolli. Akrepi ka frikë të paragjykohet apo të vihet në lojë për mënyrën sesi mendon dhe prandaj shumë herë tregohet i rezervuar.

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Një nga shenjat më aventuriere dhe më entuziaste për jetën në përgjithësi, i trembet faktit që duhet të ndjekë rregullat e të tjerëve. Shigjetari gjithmonë i zgjidh problemet duke u larguar, prandaj frika e tyre është të mbajnë përgjegjësi për diçka deri në fund, pa patur mundësinë të “arratisen”.

Bricjapi (Dhjetor 22 – Janar 19)

Bricjapi është i dhënë pas punës dhe ndërtimit të karrierës profesionale dhe kërkon gjithmonë do e arrijë qëllimin e tij. Nga ana tjetër, frika e kësaj shenje është që jo të gjithë do të arrijnë të kuptojnë vizionin e tyre.

Ujori (Janar 20 – Shkurt 18)

Ujori nuk do që të jetë një dele më shumë në kope. Kjo shenjë kërkon që të njihet individualisht për arritjet e tij/saj. Ata kanë frikë se do të trajtohen njësoj si të tjerët dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim.

Peshqit (Shkurt 19 – Mars 20)

Peshqit janë shenja më idealiste. Për këtë shenjë, vetë realiteti mund të jetë një ndër frikërat më të mëdha. Ata kanë frikë nëse idetë që kanë në kokë dhe realiteti që përjetojnë të jetë shumë ndryshe.

Leave a Reply

Back to top button