Magazine

Kjo është padyshim një nga pikturat me mesazhin më të madh, mbi dashurinë e një vajze për të atin

Kjo pikturë që paraqet një femër të re në moshë, e cila ushqen me gji një të moshuar të burgosur, është shitur për 30 milionëeuro. Piktura është realizuar nga Bernardino Mei dhe mund tëduket perverse, por historia pas saj është tepër e dhimbshme dhe është siguruar nga shumë dokumente historikë.

Burri pas hekurave të qelisë u dënua me “vdekje prej urisë”, pasi kishte vjedhur një bukë përgjatë mbretërimit të Luigjit XIV nëFrancë. Ai e kishte vjedhur bukën, për arsye se në shtëpinë e tij mbizotëronte varfëria ekstreme dhe fëmijët e tij nuk kishin me çfarë të ushqeheshin. Femra që është e pikturuar në foto, ishte vajza e tij dhe njëkohësisht, personi i vetëm që e vizitonte nëqeli. Asaj iu lejua ta vizitonte të atin e saj çdo ditë, por iu ndalua që t’i çonte atij ushqim për shkak të dënimit të marrë.

Pas 4 muajsh në burg, të gjithë u habitën se si kishte mbijetuar i burgosuri pa humbur në peshë. Autoritetet nisën të hetonin dhe zbuluan se e bija e tij, vizitorja e vetme në qeli, e ushqente tëatin me qumësht prej gjirit të saj (pasi në atë kohë kishte lindur një fëmijë).

Gjyqtarët, pasi e kuptuan çfarë po ndodhte dhe pasi reflektuan mbi dhembshurinë e vajzës për të atin e saj, e falën atë dhe e liruan nga qelia. Ky rrëfim nxjerr edhe një herë në pah se sa e madhe është dashuria e një femre për familjarët e saj, por qëmeshkujt shpesh priren ta anashkalojnë këtë fakt. Një femër mund të bëhet copash, të lërë mënjanë veten dhe nevojat e saj, vetëm për të parë sa më mirë personat që ka përzemër. Ndaj, edhe një herë kjo pikturë na fton të mos i gjykojmë gjërat nëmënyrë sipërfaqësore, pasi pas tyre mund të ketë mesazhe dhe kuptime shumë më të thella.

Back to top button