Letersi

“Koha është”, poezia e bukur që na mëson mbi relativitetin e kohës

Koha është një poezi e shkurtër e shkrimtarit amerikan Henry Van Dike që luan mbi paqartësinë e kohës, e cila duket se rrjedh ndryshe në varësi të rrethanave

Koha

Koha është

shumë e ngadaltë për ata që presin,

shumë e shpejtë për ata që kanë frikë,

shumë e gjatë për ata që vuajnë,

shumë e shkurtër për ata që gëzohen;

por për ata që duan,

koha nuk është.

Si e jetojmë konceptin e “kohës”? Si e shijojmë? Si e përdorim?

Jeta jonë, e përbërë nga pritshmëritë, ndjenjat, frika, marrëdhëniet, shënohet me akrepat e orës, e parë si mike, por edhe si armike. Një armik që mund të jetë “i ngadaltë për ata që presin, që vuajnë”, ose mund të jetë “i shpejtë, për ata që kanë frikë ose që gëzohen”.

Sikur të merrte kuptime të ndryshme, koha që përshkruan Henry Van Dyke duket si një person me një mijë personalitete. Një herë rend, e pastaj ngadalëson. Vetëm në një rast nuk ekziston, mbetet e pezullt dhe e pafundme, sikur na bëri të futemi në një flluskë: kur dashurojmë. Koha është një mike e dashurisë, dhe për këtë arsye ajo pothuajse zhduket, duke na bërë të shijojmë pjesën tjetër.

Parimi, ai i relativitetit kohor, është shprehur edhe nga filozofi Henri Bergson.

Henry Van Dike

Henry van Dyke lindi në 1852 në Germantown (Shtetet e Bashkuara), por me origjinë holandeze ai ishte njëkohësisht një pastor i Kishës Presbiteriane, si dhe shkrimtar, pedagog dhe diplomat.

Back to top button