Enciklopedike

Kontë dhe markezë? Ja se si lindën titujt në Mesjetë

Screen Shot 2016-05-27 at 14.19.33Shumë prej titujve të fisnikëve lindën në Mesjetë. Në perandorinë e Charlemagne, për shembull, territori ishte pronë e sovranit dhe ai u jepej njerëzve të besuar, “fideles” që në këmbim merrnin taksat dhe rekrutonin trupat. Kjo lidhje besnikërie personale shpuri në shfaqjen e një aristokracie ushtarake, titujt e të cilës me kalimin e kohës kanë treguar shkallë të ndryshme të fisnikërisë europiane. Kështu ka ndodhur me “comes”, prej nga vjen emri “conte” – kont. Ishte ai që administronte comitatus-in (“kontenë), ose territorin juridiko-administrativ në të cilët ishte ndarë perandoria. Më herët, në epokën longobarde, detyrat e kontëve i kryenin dukët (nga latinishtja dux, “luftëtar”), një titull që u rikthye në përdorim në Treqindën. në zonat strategjike, si ato kufitare, administratorët qeverisnin një territor më të madh të quajtur “marca”, prej nga vjen dhe fjala “markez”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button