Kulture

Kryevepra të artit/Kopshti i kënaqësive tokësore (1504) Nga Hieronymus Bosch

Garden of earthly delightsKopshti i Kënaqësive Tokësore është pikturuar nga Hieronymus Bosch (c. 1450–1516).
Piktura është një triptik – një vepër arti e ndarë në tre pjesë.
Ajo është ekspozuar fillimisht në Shtëpinë e Nassau në Bruksel, një vit pas vdekjes së Bosch.
Interpretimi:
Paraqiten tre skena Biblike.
Piktura ka gjithashtu shumë ndikime të humanizmit.
Të gjithë në pjesën e mesit duket se janë të njëjtë.
Ky është një prej aspekteve themelorë të lëvizjes së humanizmit.
Humanizmi reflekton gjithashtu aftësinë e njeriut për të zgjedhur natyrën dhe fatin e tij.
Piktura e Boschit duket se shfaq ekstremet e natyrës së njerëzve në secilën anë, ndërkohë që në mes paraqet të mesmen e dy ekstremeve.
Piktura mund të interpretohet gjithashtu sikur tregon Tokën në pikturën e mesit, ndërkohë që në të majtë është parajsa dhe në të djathtë ferri.
Duket sikur ka edhe një gradualitet emocional triptiku, me pafajësinë fëmijërore në të majtë dhe errësirën e rritjes në të djathtë.

Përshkrimi i secilit panel:
Pjesa e majtë:
Skenë nga Kopshti i Edenit, ku Zoti i prezanton Evën Adamit.
Shfaqjen shumë specie kafshësh, ka një pemë dragoi, si dhe një shatërvan interesant në qendër të saj.
Pjesa në mes:
Më e vështirë për t’u shpjeguar, sepse ndodhin shumë më tepër gjëra krahasuar me pjesët e tjera.
Nuk ka një rend të qartë kjo pjesë e pikturës.
Kjo pjesë është një seri motivesh të vegjël, sidoqoftë proporcioni nuk ekziston.
Pjesa e djathtë:
Duket sikur është këndvështrimi që Bosch kishte për ferrin.
Ka errësirë në horizont me godina që digjen.
Ka një kontrast të thellë në këtë pjesë, me dy të tjerat, që janë më të gjallërishme dhe më të gëzueshme.

Leave a Reply

Back to top button