Uncategorized

Koronavirus lundron në ajër, dhe ekspertët thonë se OBSH duhet t’ua tregojë njerëzve këtë

Koronavirus mund të lundrojë në pikat e ajrit dhe ka të ngjarë të transmetohet në atë mënyrë.

Një grup ekspertësh planifikon të publikojnë një letër të hapur për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe agjencitë e tjera shëndetësore, duke u kërkuar atyre që të jenë më të drejtpërdrejtë në shpjegimin se si virusi mund të transmetohet në ajër.

Nuk është sekret, por agjensitë duket se kanë frikë të flasin për natyrën ajrore të virusit, tha Donald Milton, një profesor i shëndetit të mjedisit në Universitetin e Maryland i cili studion se si transmetohen viruset. “Unë mendoj se OBSH duhet të jetë më e gatshëme dhe të pranojë rolet e rëndësishme të aerosoleve, pavarësisht nëse ata duan ta quajnë atë si transmetim ajri apo jo” tha për CNN të dielën Milton, një nga dy autorët kryesorë të letrës.

Milton studion transmetimin ajror të viruseve. Autorja tjetër kryesore, Lidia Morawska, është profesore e inxhinierisë mjedisore dhe eksperte në shkencën e aerosolit në Universitetin e Teknologjisë në Queensland në Brisbane, Australi. Milton tha që ata dhe një grup ekspertësh të tjerë, të fushave të ngjashëme kanë diskutuar transmetimin e mundshëm të koronavirusit nga ajri që nga shkurti.

Letra, e nënshkruar nga 239 shkencëtarë nga e gjithë bota, është planifikuar të publikohet të hënën në revistën Sëmundjet Infektive.  CNN  / bota.al

Leave a Reply

Back to top button