Bota

Koronavirusi / Tom Hanks dhe e shoqja rezultojnë pozitivë. Dhe kanë një thirrje për të gjithë

Më 11 Mars, një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit, Tom Hanks, njoftoi se ai dhe gruaja e tij Rita Uilson ishin prekur nga koronavirusi, ndërsa xhironin filmin pa titull mbi Elvis Presleyn në Australi.

Në një mesazh të postuar në 11 Mars, Hanks ishte edhe një herë vetvetja. Një optimist tipik.  “Përshëndetje njerëz,” shkroi ai. “Unë dhe Rita jemi këtu në Australi. Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe ca dhembje trupi. Rita kishte pak ethe që erdhën dhe ikën. Edhe temperaturë. Për të qenë në rregull, siç është e nevojshme në botë tani, ne u testuam për Coronavirus dhe u zbulua se ishim pozitivë”.

“Po tani. Çfarë duhet të bëjmë?”, vazhdoi Hanks.

“Zyrtarët e Mjekësisë kanë protokolle që ne duhet t’i zbatojmë. Ne Hanksët do të testohemi, vëzhgohemi dhe izolohemi për aq kohë sa do të na kërkojnë ekspertët e shëndetit publik dhe rregullat e sigurisë. Do i qasemi ditë pas dite, nuk kemi ç’bëjmë, apo jo? Do ju japim vzhdimisht informacione. Kujdesuni për veten!”

Sipas Departamentit të Shëndetit të qeverisë Australiane të Mërkurën, 11 Mars, kishte më shumë se 100 raste të konfirmuara të koronavirusit në vend, duke përfshirë tre të vdekur. / bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button