Analiza

Kostoja e Revolucionit Kulturor Kinez, 50 vjet më vonë

Revolucioni Kulturor, që filloi 50 vjet më parë, ka qenë brutal në një shkallë që s’mund të krahasohet me Kinën e sotme. Por ekzistojnë disa paralele që ia vlen të shqyrtohen

Screen Shot 2016-05-10 at 07.33.48

Nga Evan Oznos, The New Yorker

Në vitin 1979, 3 vjet pas përfundimit të Revolucionit Kulturor të Proletariatit të Madh, udhëheqësi kinez Ten Hsiao Pin vizitoi Shtetet e Bashkuara. Në një banket shtetëror, ai u ul pranë aktores Shirli Meklein, e cila i tha Tenit se sa e impresionuar kishte mbetur nga një udhëtim që kishte realizuar në Kinë disa vite më parë.

Ajo kujtoi bisedën me një shkencëtar, i cili i pati pohuar se i ishte mirënjohës Mao Ce Dunit për largimin nga kampusi universitar dhe dërgimi në fshat për të punuar në fermë, ashtu si udhëheqësi komunist bëri me miliona intelektualë të tjerë gjatë Revolucionit Kulturor. Deng u përgjigj: “Ai po iu gënjente!”.

Gjashtëmbledhjetë maji shënon përvjetorin e 50-të të fillimit të Revolucionit Kulturor, kur Kryetari Mao filloi në mbarë Kinën një fushatë për të pastruar veten nga sabotatorët dhe të konvertuarit, si dhe për të zbuluar “përfaqësuesit e borgjezisë, të cilët kanë depërtuar fshehtazi në parti, qeveri, ushtri, dhe sfera të ndryshme të kulturës”, dhe i shqyrtuar ata me teleskopin dhe mikroskopin…

[real3dflipbook id=”1113″]

Leave a Reply

Back to top button