Sport

Kristiano Ronaldo mund të ishte transferuar tek Juventusi, zbardhen prapaskenat e 2003-shit

Futbollisti portugez sot është një ndër më të mirët e futbollit, ku rival ka vetëm Lionel Mesin. Skuadrat që ai ka ndërruar nuk janë shumë, por shumë janë ato që e kanë kërkuar. Kristiano Ronaldo ka qenë shumë afër një transferimi tek Skuadra e Juventusit.  Lajmi është botuar sot në shumë media të huaja, ku fajtor është cilësuar  Luçiano Moxhi. Sipas “France Football”, tratativa pas sukses ishte për faj të Moxhit dhe Merselo Salas.

Asokohe, një i ri premtues si Kristiano Ronaldo po tërhiqte menaxherët e të gjithë Evropës me paraqitjet e tij te Sportingu i Lisbonës. Në një ndeshje të kampionatit portugez, Juventus kishte dërguar emisarë për Kuarezmën, por ai që mori vëmendjen ishte Ronaldo. Luçiano Moxhi, ndërkohë, kishte përgatitur një ofertë prej 2.5 milionë eurosh, si dhe sulmuesin Marcelo Salas, që te Juve luante pak asokohe. Por në fund, futbollisti latin vendosi të shkojë te River Plate dhe 10 milionët që kërkoi Sportingu u gjykuan shumë nga bardhezinjtë.

Leave a Reply

Back to top button