Bota

KRIZA E IMIGRANTEVE / Një ditë nëpër “Destinacionin Europë”

Numri i imigrantëve që hyjnë në Europë ka arritur nivele rekord, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre përpiqen të shkojnë drejt veriut të kontinentit. Ja një vështrim i një 24-orëshi nëpër Europë, teksa shumë më tepër migrantë mbërrijnë në përpjekjen për të ndërtuar një jetë të re. Të gjithë fotografitë e mëposhtme janë realizuar në 1 shtator

mesdhe 1 mesdhe 2 mesdhe 3

Mesdheu

Shumë të tjerë u shpëtuan dje në Mesdhe – më shumë se 300 mijë imigrantë e kanë kaluar Detin Mesdhe këtë vit, ndërkohë që 2600 prej tyre kanë gjetur vdekjen.

Anija norvegjeze Siem Pilot shpëtoi më shumë se 800 vetë në ujërat libiane, duke përfshirë 11 gra shtatzëna dhe më shumë se 30 fëmijë, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Katër vetë u gjetën të vdekur. Më shumë se 1200 migrantë u shpëtuan në ujërat greke dje, numri më i madh brenda një dite prej pak kohës, sipas rojeve bregdetare.

palermo

Palermo, Itali

Në qytetin port të Siçilisë, u varrosën trupat e 51 vetëve që u gjetën të vdekur brenda një anije në ujërat libiane javën qëkaloi. Një trafikant i dyshuar është arrestuar.

pire 1 pire 2

Pire, Greqi

Një anije me 1800 imigrantë mbërriti në qytetin port të Pireut natën e të martës. Shumica vinin nga Siria, Iraku dhe Afganistani, dhe kanë udhëtuar në ishujt grekë. Autoritetet greke thanë se një tjetër anije, me afro 2500 imigrantë pritej të mbërrinte në Pire në mëngjesin e të mërkurës.

kufi

Kufiri greko-maqedonas

Afro 1500 vetë po presin të kalojnë kufirin greko-maqedonas – më pas udhëtimi i tyre do të vazhdojë drejt Serbisë dhe Hungarisë. Autoritetet në Maqedoni po lejojnë grupe të vegjël të kalojnë, por përleshjet shpërthyen kur qindra prej refugjatëve nxituan drejt kufirit pranë qytetit grek të Idomenit të martën.

ser 1 ser 2

Serbi

Në qendër të Beogradit, mijëra vetë po flejnë në një park në qendër të qytetit, përpara se të udhëtojnë me tren për në veri. Zyrtarët thanë se afro 10 mijë vetë kishin udhëtuar në drejtim të Hungarisë javën që kaloi. “Ka shumë probleme në vendin tonë, në Afganistan”, tha në Beograd një imigrant. “Dy muaj më parë, unë erdha, në këmbë përmes malit dhe pyllit, në mes të shiut, duke ecur natë e ditë, deri sa mbërritëm këtu”.

buda 1 buda 2

Budapest, Hungari

Qindra imigrantë u lanë jashtë një stacioni qendror treni në kryeqytetin hungarez, pasi policia e mbylli terminalin për t’i penguar të udhëtojnë nëpër BE. Shumë prej tyre thërrisnin “Gjermani! Gjermani! Duam të jetojmë!”, teksa autoritetet thanë se do të lejonin vetëm ata që kishin viza të vlefshme udhëtimi. Shumë prej imigrantëve qëndruan jashtë edhe gjatë natës.

viena 1

Vienë, Austri

Ata që ishin në gjendje të kryenin udhëtimin nga Budapesti për në Vienë, mbërritën në kryeqytetin austriak gjatë ditës, dhe u pritën nga vullnetarë që u jepnin ujë dhe ushqime. Po në Austri, policia shpëtoi 24 të rinj afganë që u zbuluan në pjesën e pasme të një kamioni, të cilin policia e përshkroi si një “qeli burgu me rrota”. Shumica ishin adoleshentë. Trupat e 71 imigrantëve u gjetën në pjesën e pasme të një kamioni të braktisur në një autostradë austriake javën e kaluar.

mynih 1 mynih 2 mynih 3

Mynih, Gjermani

Gjermania pret të pranojë 800 mijë refugjatë këtë vit – katër herë më shumë se sa totali i vitit që kaloi, dhe është destinacioni më popullor për migrantët që vijnë në Europë. Policia në Bavari bëri të ditur se ka rregjistruar 3500 migrantë mes të hënës në mëngjes dhe të martës pasdite – numri më i madh i rregjistruar ndonjëherë në të njëjtën hapësirë kohore, kudo në Gjermani. Për hsumëkënd, udhëtimi i tyre nuk do të marrë fund këtu dhe mund të vazhdojë më në veri, drejt Skandinavisë./BBC – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button