Bota

Kryeministri francez: “Gjakftohtë përballë Trumpit. Të mos impresionohemi nga propozimet apo tweet-et e tij”

“Ne duhet të ruajmë gjakftohtësinë dhe kthjelltësinë para Trumpit dhe të mos impresionohemi nga propozimet e tij ose tweet-et e tij, që nganjëherë mund të dërgohen më shpejt se sa është e nevojshme”, ka deklaruar kryeministri francez Bernard Cazeneuve, në një intervistë dje në Berlin dhe që transmetohet sot në “Sud Radio”.

“Është Evropa që duhet të zgjedhë fatin e vet. Përballë Shteteve të Bashkuara dhe presidentit të ri amerikan duhet të forcojmë solidaritetin tonë, të jemi më të fortë së bashku.

Secili e percepton kapacitetin për të shkatërruar projektin europian dhe stabilitetin e BE-së, që përfaqëson populizmi në Evropë. Roli ynë si politikanë është që të sigurojmë se Bashkimi Evropian t’u rezistojë këtyre forcave që duan ta shkatërrojnë atë”, përfundoi ai Cazeneuve. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button