Bota

Ku u zhduk pema që mbollën në Shtëpinë e Bardhë Trump dhe Macron?

Pema ishte një dhuratë nga presidenti francez me rastin e vizitës së tij në Uashington.

Foto të kapura nga një fotograf i “Reuter”, na tregojnë se pema që u mboll këtë javë në Shtëpinë e Bardhë nga Donald Trump dhe Emmanuel Macron, është zhdukur nga faqja e dheut.

Pema, një fidal lisi nga një zonë tepër e rëndësishme gjatë  një beteje të Luftës së Parë Botërore, ku u përfshinë dhe trupat e Shteteve të Bashkuara, ishte dhurata e presidentit francez si pjesë e qëndrimit të tij në Uashington. Pema vinte nga pylli Belleau, në veri-lindje të Parisit, ku 1811 amerikanë vdiqën në betejën e egër të qershorit të 1918-s.

Në një postim të bërë në rrjetin social Twitter, Macron tha: “100 vjet më parë, ushtarët amerikanë luftuan për Francën në Belleau, që të mbronin lirinë tonë. Ky lis ( dhurata ime per Trumpin) do të jetë një përkujtimore në Shtëpinë e Bardhë, e kësaj ngjarje që na lidh bashkë.”

Macron dhe Trump e mbollën atë të hënën, me lopatat e florinjta dhe me gratë e tyre, Brigitte Macron dhe Melani Trump, që i shikonin.

Ceremonia e  mbjelljes së pemës nxiti shaka dhe spekulime në rrjetet sociale, në veçanti për hipotezën se presidenti Francez po e tallte në mënyrë provokative Trumpin, për politikat e tij ambientaliste dhe për tërheqjen e këtij të fundit nga marrëveshja ndërshtetërore  për klimën në Paris.

Fotot e bëra nga Yuri Gripas i “Reuter” të dielën, tregojnë vetëm një njollë të verdhë mbi sipërfaqen ku duhet të ishte pema.

Shumë shpejt skandalin e vuri re dhe media franceze. Në një gazetë franceze madje u citua  një zyrtar qeverie që thoshte se “pema po ia çon mirë“, vetëm se është nën karantinë.

Shtëpia e Bardhë nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës për një koment rreth çështjes./The Guardian-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button