Psikologji

“Kur je në vështirësi, kontrolloji emocionet”. 6 mësime fantastike për jetën nga Morgan Freeman

Të gjithë mundohemi t’ia dalim mbanë sa më mirë në jetë, edhe në situatat më të vështira. Ka raste kur gjithçka na duket e pamundur, ama mundohemi t’i mbledhim forcat dhe të vazhdojmë përpara. Mirëpo duhet të jemi të hapur edhe ndaj këshillave, sidomos kur këto vijnë nga persona më të moshuar që kanëedhe me shumë përvoja jete. Më poshtë do të mund të lexoni 6 mësime për jetën nga Morgan Freeman.

1. Kur je i vetëm, kontrolloji mendimet.

Nuk ka gjë më të mundimshme se mendimet kur je i vetëm. Janë ato mendime që të stresojnë akoma mëshumë, pasi në vetmi mendohen vetëm gjërat më të këqija. Jeta nuk është aq e komplikuar sa e bëjmë ne me mendimet tona.

2. Kur je me miqtë, kontrollo fjalët.

Nuk ka armë më të fuqishme se fjala. Nëse ka diçka që e lëndon dikë dhe lë gjurmë tek një person, ështëfjala që i thua. Ndaj, kur je me të tjerët, mundohu që në çdo situatë ta vendosësh veten në vend të personit tjetër dhe të thuash ato fjalë që ty vetë nuk do të lëndonin.

3. Kur je me nerva, kontrolloji veprimet.

Ky është ndoshta mësimi më i vështirë, pasi në momentet kur je me nerva, është thuajse e pamundur që ta kontrollosh veten. Sidomos për gjëra që mund të ishin shmangur, por është pikërisht ai momenti që duhet ta qetësosh veten, pasi asgjë nuk kthehet mbrapsht. Qetësohu, mos u acaro për gjëra që nuk zhbëhen dhe mos vepro në gjaknxehtësi e sipër.

4. Kur je në grup, kontrolloji sjelljet e tua.

Nëse ka diçka që të tjerët marrin për bazë për të krijuar një opinion për ty, janë pikërisht sjelljet dhe veprimet e tua. Ndaj mundohu që kur të jesh në një grup shoqëror, ose grup pune, të sillesh mirë dhe tëbësh veprimet e duhura.

5. Kur je në vështirësi, kontrolloji emocionet.

Mundet që edhe të kesh të drejtë, që diçka të jetë vërtet e pamundur dhe e vështirë për t’u arritur, ama qetësohu dhe kontrolloji emocionet e tua. Çdo gjë do të shkojë mirë. Nëse nuk shkon siç e prisje, prapë do të japë një mësim që do të shërbejë në një moment tjetër të jetës tënde.

6. Kur arrin suksesin, kontrollo egon tënde.

Është një nga momentet më delikate të transformimit të shumë personave. Kur arrijnë suksesin, e harrojnëkëdo dhe çdo vështirësi që kanë kaluar për të arritur aty ku kanë arritur. Fillojnë dhe krijojnë një ego tëpalëkundur, por që pikërisht kjo gjë duhet të kontrollohet dhe të mos bëheni të vrazhdë ndaj të tjerëve. Ndihmojini të tjerët të përmirësohet dhe pse jo, nëse kanë kapacitetet dhe vullnetin e duhur, të bëhen edhe më të mirë se ju.

Back to top button