Histori

Kur u krijua  qeveria e parë e sekrete në botë?

Nuk ka anjë datë të përmendur në librat e historisë, por është në fakt sekuenca më e rëndësishme e numrave që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore: 2951954, 29 maj 1954. Në këtë ditë, Grupi i Bilderbergut u takua për herë të parë, në Hotel de Bilderberg në Oosterbeek, Holandë. Që nga samiti i parë tre-ditor, Konferenca Bilderberg është mbajtur çdo vit, dhe përfshin rreth 140 individë jashtëzakonisht me ndikim në qarqet financiare dhe ekonomike të vendeve të NATO-s, si dhe frekuentues të sferave e politike, shoqërisë dhe medias.

Në 2015 takimi vjetor u zhvillua në Hotelin Interalpen-Tyrol, në Austri. Drejtuesit e bankave, investitorët dhe politikanët u mblodhën së bashku për të diskutuar çështje si: siguria kibernetike, kërcënimi i armëve kimike, globalizimi dhe zgjedhjet e SHBA-së, të gjitha këto në fshehtësi strikte. Shumë ekspertë janë të sigurtë se kjo fshehtësi bën të mundur që marrëveshjet të bëhen prapa dyerve të mbyllura. Vetëm imagjinoni: Përfaqësuesit më të fuqishëm të tregtisë dhe financave takohen me politikanët më të rëndësishëm vendimmarrës për tri ditë, dhe asnjë gazetar i pavarur nuk mund të raportojë për këtë.

 

Çdo bisedë është konfidenciale.

Pra, a nuk mund të ndodhë që politikat e së nesërmes të bëhen atje, pa asnjë lloj kontrolli parlamentar?

Hans Krysmanski, profesor i sociologjisë në Universitetin e Gjermanisë në Münster, thotë i sigurt se: “Konferenca Bilderberg është kulmi i punës së pandërprerë të lobistëve.” Profesor Krysmanski madje e sheh Bilderbergun si pjesë të një rrjeti të fshehtë, akoma më të madh, që i jep industrive, ndonjëherë, më shumë ndikim mbi politikën. Sepse, përveç Bilderbergut, ka edhe shumë takime të tjera të tilla private. Këto përfshijnë Forumin Ekonomik Botëror (që ndihmon globalizimin), Konferencën Atlantik-Brücke (që u shërben interesave të NATO-s) dhe Konferencën e Sigurisë në Mynih (që është një ndihmëse e industrisë së armëve).

Konferenca e Bilderbergut, për rrjedhojë, është vetëm një tentakulë e një industrie shumë më të fuqishme të oktapodit dhe është praktikisht i shërbën  qeverisë sekrete botërore./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button