Motivuese

Kurajo për të mos qenë njësoj si të tjerat

Uro që gjithmonë të jesh e guximshme dhe rebele, edhe nëse e ndryshme nga të tjerët. Të gjitha përvojat, emocionet dhe zgjedhjet janë gjithmonë tuajat, ashtu siç është përgjegjësia juaj për çdo hap, çdo sukses dhe dështim që do të ketë në jetën tuaj. Por kjo nuk duhet t’ju bëjë që të keni frikë, ose të ecni në majë të gishtave, në mënyrë që të mos dëgjoheni ose të shiheni, përkundrazi vraponi shpejt, bërtisni nëse është e nevojshme dhe gjithmonë rrezikoni: jeta është e juaja, dhe vetëm vendosni se si ta ndërtoni lumturinë.

Mos vuani gjykimin e të tjerëve

Në të kaluarën shumë herë ju keni vuajtur gjykimin e të tjerëve, ju e keni kufizuar veten në të qenurit vetvetja sepse keni pasur frikë mos nuk kuptoheni. Kështu që ju bëtë zgjedhjen në dukje më të thjeshtë, atë të homologimit dhe të shtirurit për të qenë ata që nuk jeni, por duke hequr dorë nga pjesa më e bukur e juaja.

Konformizmi dhe shoqëria e sotme

Solomon Asch, një prej psikologëve socialë më të rëndësishëm të viteve 1900, ka kryer studime të ndryshme mbi konformizmin dhe mbi faktin që ai, është i rrënjosur në jetën e të gjithëve ne. Konkluzioni ishte që vetëm personalitetet më të forta arrijnë të largohen nga gjithçka, për të ndjekur idealet e tyre.

Ji kurajoze

Ju duhet të keni forcën për të shkuar larg dhe ulëritur vizionin tuaj të ndryshëm, idetë tuaja. Dhe për ta bërë atë, duhet guxim, çdo ditë, çdo ditë. Uroni që ta bëni atë, të izoloheni nga grupi, pa u dashur kurrë të vareni prej tij.

Mos bëj luftë

Kjo nuk do të thotë që jeta juaj do të duhet të jetë një luftë për ata që janë më të aftë të rrinë në këmbë ose të ngrenë zërin, përkundrazi. Mësoni të pranoni ata që janë të ndryshëm nga ju dhe të mos humbin energji prapa situatave ose njerëzve që nuk mund t’i ndryshoni.

Vetëm ti ke vërtetë rëndësi

E vetmja gjë që ka rëndësi në jetën tuaj jeni ju. Vetes i keni borxh respektin, për veten tuaj duhet të gjeni guximin për të bërë gjërat dhe të jeni njerëzit që dëshironi. Vetëm duke e kuptuar këtë do të kuptoni se nuk keni pse të përputheni me diçka që nuk ju pëlqen

Do të përballesh me mure, njerëz dhe pengesa

Disa njerëz do të përpiqen, që t’ju bëjnë të ndiheni të gabuar ose të papërshtatshëm. Do të ketë ditë kur do t’ju duket se gjithçka do të jetë armiqësore për ju dhe do të tundoheni të hiqni dorë. Por kurrë mos e bëni.

Ndiq gjërat që do

Luftoni për atë që dëshironi, për atë që jeni. Bëni pa u lodhur dhe me gjithë energjinë që ndodhet brenda jush. Dhe mos u shqetësoni se kush nuk do t’ju kuptojë sepse për çdo person që nuk do të jetë në gjendje t’ju kuptojë, do të vijë një person tjetër i cili do t’ju dashurojë saktësisht për atë që jeni.

Rrethohuni me njerëz që nuk duan t’ju ndryshojnë

Kështu që veproni, rrethojeni veten vetëm me njerëz që ju dëshirojnë si jeni, rebele dhe e shkujdesur, unike dhe e ndryshme. Përdorni kohën tuaj për të ndarë idetë tuaja, çfarë jeni dhe ato që keni me ata që nuk duan të ndryshojnë as edhe një fije floku tuajën.

Hapi krahët dhe fluturo kundër rrymës

Do të përballeni me humbje por nuk ka rëndësi, jeta nuk është perfekte, ashtu si ëndrrat, ajo ndryshon, rrjedh dhe evoluon. Jini të guximshëm dhe përballuni me të, me sy të mëdhenj për të ëndërruar, supet e gjera për të zbutur goditjen dhe krahët e pamasë për të fluturuar.  / meb.al

Leave a Reply

Back to top button