Enciklopedike

Kush ishin Asasinët e famshëm të Lindjes së Mesme?

Screen Shot 2015-06-30 at 23.37.33

Lypësi i afrohet Nizam al-Mulkut, veziri i sulltanit persian. “Në emër të Allahut, pranoni të falat e Hassan- Sabah”. Krejt papritur shfaqet një jatagan. Pas kësaj, lypësi e ngul kamën në fytin e vezirit. Eshtë mëngjesi i 14 tetorit 1092 dhe Nizam al-Mulku është viktima e parë e një sekti të ri: Asasinët. Që nga kështjella e tij malore Alamut, në veriperëndim të Iranit të sotëm, Hassan-i Sabah dërgon korrierët e vdekjes në të gjithë drejtimet, gjatë 34 viteve të ardhshëm.

Udhëheqës të tjerë të Asasinëve e pasojnë, më i famshmi ndër të cilët është Rashid ad-Din Sinan, i njohur gjithashtu si “Plaku i Malit”. Nën udhëheqjen e tij Asasinët sundojnë pjesë të Lindjes së Mesme – dhe vrasin qindra njerëz.

Në kulturën popullore, si në serinë e lojërave elektronike Besimi i Asasinëve, këta të fundit paraqiten si armiq të egër të Kryqtarëve Tempullarë. Por në të vërtetë vetëm pesë të krishterë kanë qenë mes viktimave të tyre, dhe Kryqtarët e Asasinët shpesh herë kanë punuar bashkë.

Thuhet se Mbreti i Anglisë, Rikard Zemërluani pagoi Asasinët për të vrarë të krishterin Konrad von Montferrat, i cili ishte për pak kohë mbret de facto i Jeruzalemit.

Shumica e viktimave të korrierëve të vdekjes janë ushtarë myslimanë dhe udhëheqës fetarë që i përkasin fiseve sunite. Asasinët janë një prej degëve të shiitëve dhe u përkasin Nizaritëve Ismailitë, të cilët e interpretojnë Kur’anin në mënyrë më pak të rreptë se grupet e tjerë.

Po cilët janë qëllimet e tyre finalë? Asasinët donin të krijonin shtetin e tyre teokratik dhe stërvisnin atentatorë vetëvrasës për këtë qëllim. Asnjë asasin nuk ikën nga skena e krimit – të gjithë duhet ta dijnë se kush e kreu vrasjen.

Frika e përhapur nga kjo shoqëri e fshehtë përdoret gjithashtu si armë. Asasinëve u garantohet një vend në jetën e përtejme për veprimet e tyre. Pasardhësit e Asasinëve, Nizarët, sot jetojnë kryesisht në Pakistan dhe në Indi – dhe konsiderohen një prej grupeve myslimanë më tolerantë dhe liberalë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button