Enciklopedike

Kush ishin Monuments Men?

Screen Shot 2015-04-07 at 18.57.50

I thërrisnin Monuments Men, “Njerëzit e Monumenteve”. Ishin heronjtë që gjatë luftës së dytë Botërore (por edhe më pas, nga 1943-shi deri në 1951-shin) kryen shërbim në MFAA (Monuments, Fine Arts and Archives), seksioni Monumentet, Artet e Bukura dhe Arkivat i Ushtrisë Anglo-Amerikane. Ishin rreth 350 burra dhe gra nga 13 kombësi të ndryshme, për më shumë intelektualë ose artistë të rekrutuar mes drejtorëve të muzeve, biblotekarëve, studiuesve të artit e arkitektëve, që lëviznin në Europën e pushtuar nga armatat e Hitlerit me një mision të saktë, me autorizimin e presidentit të SHBA, Franklin D. Roosevelt: marrjen pjesë në gjuetinë më të madhe të thesarit të historisë, për të shpëtuar kryeveprat e artit botëror.

ME ÇMIMIN E JETËS

Në fakt, këta ushtarë ia dolën të shpëtonin nga shkatërrimi ose nga plaçkitja vepra të Leonardos, Donatellos, Vermeer-it, Rembrandt-it e Van Eyck-es. Të regjistruar në fillim për të mbrojtur monumentet, kishat e muzetë e vëna në rrezik nga luftimet, ia dolën, edhe falë ndihmës së francezëve, italianëve e të ndonjë gjermani, për të penguar vjedhjen më të madhe artistike të historisë. Përkundrazi, siç e ka shkruar historiani amerikan Robert M. Edsel në librin Monuments Men (nga i cili është trajtuar filmi me Xhorxh Klunin e Matt Damonin), “kanë shpëtuar botën siç e njohim”.

Leave a Reply

Back to top button