Bota

Ky është Akti i ri në dramën e Julian Assange të WikiLeaks

screen-shot-2016-11-13-at-16-49-55

Një prokurore suedeze pyet Julian Assange në ambasadën ekuadoriane në Londër. Prognoza për lirimin apo vazhdimin e emigrimit të Assange pas ardhjes në pushtet të Donald Trump.

Në zgjedhjen e Donald Trump si president luajti rol edhe një godinë gjashtë katëshe në një lagje luksoze të Londrës, Knightsbridge. Përballë qendrës tregtare Harrods ndodhet në katet e fundit ambasada e Ekuadorit. Këtu ndodhet në emigracion, themeluesi i Wikileaks, Julian Assange. Publikimet e Wikileaks për kandidaten demokrate Hillary Clinton ushtruan presion të vazhdueshëm mbi të. Ndoshta vetëm me presionin amerikan, ambasada ekuadoriane i bllokoi lidhjen e internetit të ftuarit të saj, Assange, në mes të tetorit. Por Wikileaks nuk është vetëm Julian Assange. Publikimet vazhduan. Vetë Julian Assange në një deklaratë sqaron se as ai, dhe as Wikileaks nuk kanë ndonjë interes për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Pasi që të dy kandidatët janë shprehur negativisht kundrejt zbuluesve të informacioneve të tilla. Me shumë dëshirë ne do të kishim publikuar edhe dokumente për Trump dhe ekipin e tij po të kishim, ka thënë Assange.

Pa akuzë, gjashtë vjet hetime paraprake

Pas zgjedhjeve në SHBA, tanimë në frontin juridik ka lëvizje: Të hënën (14.11) kryegjykatësja në Stokholm, Ingrid Isgren e shoqëruar nga një polic suedez do të qëndrojë në ambasadën e Ekuadorit. Qëllimi: marrja në pyetje e Assange lidhur me akuzën e përdhunimit, që vazhdon prej gjashtë vjetësh, por që nuk është ngritur ende në aktakuzë. Marrja në pyetje është pjesë e hetimeve të filluara në vitin 2010. Një prokurore e mbylli njëherë çështjen, por prokurorja tjetër, Marianny Ny nga Göteborgu e rihapi atë. Duhet thënë se kodi penal suedez për veprën penale me sfond seksual është me një diapazon të gjerë interpretemi. Gruaja, mbi të cilën bazohen edhe parahetimet nuk është ndjerë asnjëherë e kërcënuar nga Assange, për dhunë po ashtu nuk është folur. Mjaftonte vetëm thënia e saj, se gjatë natës së dashurisë, në një gjendje gjysmë gjumi është zhvilluar edhe njëherë marrëdhënie seksuale pa kondom. Kur kjo grua shkoi në polici në gusht 2010 kërkonte vetëm të këshillohej, se si Assange të bënte një test HIV.

Shqetësim për ekstradimin në SHBA

Edhe pse në SHBA ende nuk ka zyrtarisht një aktakuzë, dokumente të shumta vërtetojnë se Ministria e Drejtësisë në SHBA heton kundrejt Assange dhe Wikileaks. Informanti i Wikileaks, Chelsea Manning u dënua me 35 vite burg për dorëzimin e informacionit. Shqetësimi i avokates Taylor më sa duket nuk është pa bazë. Nikolaos Gazeas, ekspert për të drejtën ndërkombëtare i thotë Deutsche Welles, se ndryshe nga kërkesat për esktradim, një e ashtuquajtur kërkesë për arrestim funksionon shpejt dhe pa pengesa burokratike. Gazeas nuk i duket e pamundur që “amerikanët një lloj kërkese të tillë ta kenë gati në sirtar për ta vënë në faks kur të duan.”

 Falje nga Trump?

Mediat sociale janë të mbushura me thirrje ndaj presidentit të ri për faljen e Assange. Melinda Taylor thotë se do të ndihmonte edhe thjesht ndryshimi i politikës amerikane kundrejt Whistleblower. Jo vetëm Assange, por edhe Snowden e Manning kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e informacioneve të rëndësishme në interes të publikut. “Whistleblower duhet të mbrohen”, kërkon avokatja Taylor./ DW

Leave a Reply

Back to top button