Motivuese

Ky është ndoshta mesazhi më i bukur reflektues për çdo prind që ka fëmijë të vegjël…

“Mos nxitoni për ta nxjerrë me karrocë nëpër rrugë. Qëndroni me fëmijën tuaj, shijoni shikimin e syve të tij në sytë tuaj për aq kohë sa të mundeni. Karroca dhe rruga janë aty. Do të keni kohë mjaftueshëm për ta bërë këtë gjë.

Mos u ngutni për t’ia futur lugën në gojë që fëmija të ushqehet vetë. Prisni derisa të rritet mjaftueshëm, saqë të ulet vetë në tavolinë dhe të presë me gëzim gatimet e tua. Si shpërblim do të marrësh buzëqeshjet e tij me aromën e gatimit tënd.

Mos e nxitni të flejë sa më parë në një dhomë të veçantë. Sapo të mësohet për ta bërë një gjë të tillë, do t’ju mungojë ritmi i frymëmarrjes së tij në fytyrën e gjoksin tuaj. Do t’ju mungojë realisht pamasë, sikur frymëmarrja e fëmijës suaj të ishte juaja. Ndaj, mos u nxitoni.

Mos u nxitoni as për ta mësuar të lexojë herët. Nëse ai lexon herët dhe lexon shumë, jeta juaj do të jetë më e varfër se një histori në ditë. Nuk do të mund t’ia tregoni çdo gjë aq bukur si në libra. Lëreni fëmijën të rritet natyrshëm dhe të lexojë në kohën e duhur, pa e munduar.

Mos e mësoni atë të ecë vetëm sa më shpejt. Është normale që një ditë të ecë i pavarur, apo ta lëshojë dorën tuaj, ama kjo gjë duhet arritur kur i kupton mirë rreziqet në rrugë. Me siguri nuk do të doje që fëmija yt të dilte në rrugë e të pësonte aksident, për mosnjohje të sinjalistikës rrugore.

Mos e korrigjoni me ashpërsi për gabimet që bën. Do ta mësoni fëmijën tuaj me frikën për të gabuar dhe do ta bëni përherë të jetë i varur pas jush. Nuk do të marrë asnjëherë nismat e veta në jetë për të nxjerrë mësimet që i duhet të nxjerrë. Mos e nxitoni të mësojë herët katër gjuhë të huaja, apo se deti është blu, apo se Toka është e rrumbullakët. Me kohën, ai do t’i nxjerrë vetë këto mësime.

Mos e ngutni të rritet, apo të veprojë si i rritur. Përkundrazi, veproni ju si të vegjël, pasi nëse e vendosni veten në moshën e fëmijës dhe përpiqeni ta shikoni botën nga lartësia e tij, do ta kuptoni se gjithçka do të duket pafundësisht më interesante”.

Back to top button