Teknologji

Ky është telefoni më i fortë Android LTE

sonimSonim, kompania që merret me krijimin e telefonave inteligjentë të pathyeshëm, ka krijuar së fundmi telefonin XP7 Android 4.4 KitKat. Ai cilësohet si telefoni inteligjent më i fortë deri tani me lidhjen 4G LTE. Përveç mbrojtjes deri në gradën ushtarake, ky telefon ofron gjithashtu edhe ekran të pathyeshëm. Ai ka marrë certifikimin IP68 (që do të thotë se mund të rezistojë në një thellësi uji prej 2 metrash për 30 minuta), si dhe është rezistent ndaj kripës, pluhurit, lagështisë, shiut, vibrimeve, rrezatimit solar, transportit dhe shokut termik.
Ekrani i kësaj pajisjeje është 4 inç WVGA, ku mund ta përdorni edhe me doreza. Përdoruesit do të mund të shohin lehtësisht përmbajtjen në ekran edhe nëse drita është e ulët. Ky telefon fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 400 SoC me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz, ka 1GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Pajisja ofron paketën e plotë të internetit e kryesuar nga lidhja 4G LTE. Një kamera e pasme 8 megapikselë është krijuar për të regjistruar momentet më të bukura, ndërsa kamera ballore 1 megapikselë është krijuar për të bërë biseda me video. Përmasat e telefonit Sonim XP7 janë 137mm x 72.1mm x 20.8mm dhe peshon 290 gramë. Bateria është me kapacitet 4,800mAh dhe mund të zgjasë për 40 orë bisedë. Ky telefon kushton 578 dollarë dhe do të dalë në treg në mars të 2015-ës.

Leave a Reply

Back to top button