Mite e Legjenda

Legjenda e Peles, Perëndeshës Hauaiane të Vuallkaneve

Nga Patti Uigington

Pele është Perëndesha e zjarrit, dritës, dhe e vullkaneve në fenë e vendasve Hauaianë. Ajo njihet edhe si Madame Pele, Tutu(gjyshe) Pele, ose Ka ëahine ʻai honua, gruaja që ha Tokën. Bazuar në legjendat hauaiane, Pele është krijuasja e Ishujve Hauaian. Ekzistojnë shumë hyjni  në fetë Hauaiane, por Pele  është më e njohura. Ajo është pasardhëse e Atit Qiellor dhe e një shpirti të quajtur Haumea. Si perëndeshë e zjarrit, Pele konsiderohet si një akua: mishërimi i shenjtë i një elementi natyror.

Ekziston  një numër i madh  përrallash folklorike që  shpjegojnë origjinën e Peles. Sipas një përralle popullore, Pele u lind në Tahiti, ku temperamenti  i zjarrtë që e karakterizonte dhe sjellja e pamoralshme me bashkëshortin e së motrës, i solli asaj telashe. Babai i saj, mbreti, e dëboi atë nga Tahiti.

Pele udhëtoi për në ishujt Hauai në një kanoe. Menjëherë pasi zbriti ne tokë, motra e saj arriti ta gjejë, e sulmoi dhe iku, duke menduar se e ka lënë të vdekur. Pele arriti të shërohet nga plagët e saj duke ikur për në Oahu dhe ishuj të tjerë përreth, ku ajo gërmoi disa gropa gjigante zjarri, duke përfshirë atë që tani quhet krateri Diamond Head dhe vullkani Haleakala Maui.

                                              

Kur Namakaokahai zbuloi se Pele ishte ende gjallë, u tërbua. Ajo e ndoqi Pelen deri  në Maui, ku të dyja u ndeshën me njëra-tjetrën për vdekje. Pele u copëtua nga motra e saj. Ajo u bë një zot dhe Mauna Kea u bë shtëpia e saj.

Pele dhe historia e Hauait.

Edhe pse Hauai sot është pjesë e  Shteteve të Bashkuara, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fakt, për mijëra vjet, ishujt Hauaianë janë përballuar me forcat Europiane dhe Amerikane në të njëjtën kohë.

Europiani i parë që u ndesh me Hauaianët ishte kapiteni James Cook, në vitin 1793, i cili hapi rrugën për tregtarët, shitësit dhe misionarët për të përfituar nga burimet e resurset  e shumta të ishujve. Ata në përgjithësi ishin kundër monarkisë tradicionale të Hauait dhe e sulmonin vazhdimisht qeverinë e ishullit, për të miratuar një monarki kushtetuese si ajo ekzistente në Britani dhe në vendet e tjera evropiane.

Një shekull më vonë, në vitin 1893, mbretëresha e Hauait, Liliuokalani, u detyrua të hiqte dorë nga froni i saj, e urdhëruar nga mbjellësit e sheqerit dhe biznesmenët që kishin organizuar një grusht shteti politik. Një seri përleshjesh të dhunshme çuan në arrestimin e menjëhershëm të Liliuokalanit për tradhëti. Për pesë vjet me rradhë, Shtetet e Bashkuara e pushtuan Hauain dhe në vitin 1959, ky i fundit u bë shteti i 50-të në këtë bashkim.

Për Hauaianët, Pele ka qenë një simbol i elasticitetit, përshtatshmërisë dhe fuqisë së kulturës indigjene të ishujve. Zjarret e saj krijojnë dhe shkatërrojnë tokën, duke formuar vullkane të reja që shpërthejnë, mbulojnë tokën me lavë dhe pastaj fillojnë ciklin përsëri. Ajo është një përfaqësuese jo vetëm e aspekteve fizike të Ishujve Havai, por edhe e pasionit të zjarrtë të kulturës në Hauai.

Vullkani i Kilauea është një nga vullkanët më aktive në botë dhe ka shpërthyer vazhdimisht për dekada të tëra. Ndonjëherë, megjithatë, Kilauea bëhet më aktiv se zakonisht, dhe rrjedha e llavës i vë lagjet në rrezik.

Është pranuar nga shumica që Pele sjell vetëm fat të keq për këdo që është i pamend mjaftueshëm aq sa të marrë ndonjë pjesë të lavës ose shkëmbinjve në shtëpi nga ishujt si një suvenir.

Në maj të 2018-s, Kilauea filloi të shpërthente në mënyrë aq të dhunshme, sa që të gjithë komunitetet u detyruan të evakuoheshin. Disa banorë të Hauait vendosën lule në të çarat e rrugëve para shtëpive të tyre, si një metodë për të qetësuar perëndeshën./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button