Letersi

LETERKEMBIMI / Bomba në shtëpinë e Orwellit, “mbijetesa” e “Fermës së kafshëve” dhe refuzimi i T. S. Eliotit

animal farm

Në qershor 1944, një bombë V-1 ra në Mortimer Crescent, mu përjashtë shtëpisë së George Orwellit në Londër. Fatmirësisht, Orwelli, bashkëshortja e tij Eileen dhe djali i tyre i adoptuar 3-javësh, Richard, ishin jashtë atë mbrëmje. Pasi u kthye ditën tjetër për të parë dëmet, Orewlli u ndie i lehtësuar kur gjeti, ta paprekur, dorëshkrimin e tij më të fundit, të cilin ia dërgoi menjëherë T. S. Eliotit, atëherë drejtor në “Faber&Faber”. Më poshtë, letra e tij për Eliotin, si dhe refuzimi i këtij të fundit. T. S. Eliot nuk ishte as i pari dhe as i fundit që refuzoi të botojë “Fermën e Kafshëve”. Libri u botua një vit më vonë nga “Secker & Warburg”.

28 June 1944

10a Mortimer Crescent NW 6

I dashur Eliot,

Ky dorëshkrim është “bombarduar”, gjë që justifikon vonesën time në dërgimin e tij dhe është pakëz i zhubrosur, por nuk është dëmtuar aspak…

[real3dflipbook id=”878″]

Leave a Reply

Back to top button