Motivuese

Letra emocionuese e gruas që vuante nga kanceri, dhe i mësoi botës kuptimin e jetës

Letra e Hollyt u shpërnda nga familja e saj, pas ndarjes nga jeta. Holly shkruan se është e çuditshme që duhet të pranojë kaq shpejt vdekjen e saj, pasi imagjinonte që do të jetonte deri sa të plakej. Më poshtë pjesë nga letra e saj:

“Është e çuditshme që të kuptosh dhe pranosh vdekjen tënde, kur je  26 vjeç. Kjo është vetëm një nga ato gjëra që i injoron. Ditët përfundojnë dhe ti shpreson që të vazhdojnë dhe të vijnë ditë të reja; deri kur të ndodhë e papritura”.

“Kjo është pyetja e jetës, është e brishtë, e çmuar dhe e paparashikueshme, dhe çdo ditë është një dhuratë”.

Ajo na këshillon që të mos shqetësohemi më për gjërat e vogla, sepse ata nuk do të bëjnë ndonjë ndryshim në fund.

“Ndoshta sot ju keni ngecur në trafik, ose keni fjetur keq, sepse fëmijët tuaj bukuroshë ju kanë mbajtur zgjuar gjithë natën, apo parukierja jua ka prerë flokët tuaj shumë më tepër se sa do të donit. Thonjtë tuaja artificiale mund të jenë të shëmtuar, gjoksin mund ta keni shumë të vogël apo keni celulit. Hiqni qafe gjithë këto gjëra. Ju betohem se nuk do të mendoni fare për to, kur të vijë rradha juaj”.

“Jam duke parë trupin tim që reduktohet para syve të mi dhe nuk mund të bëj asgjë. Do të doja të kisha vetëm një tjetër Ditëlindje apo Krishtlindje me familjen time, apo edhe vetëm një ditë tjetër me partnerin dhe qenin tim. Vetëm një ditë tjetër”.

Holly na kujton rëndësinë e të qenit të vetëdijshëm për paratë tona dhe t’i shpenzojmë për gjëra që na bëjnë të lumtur dhe bëjnë të tjerët të lumtur, jo vetëm për veten.

“Eshtë e çuditshme të kesh para për të shpenzuar, kur je duke vdekur. Nuk është momenti për të dalë dhe blerë gjëra materiale, si një fustan i ri për shembull. Kjo na bën të pyesim, sa budallenj jemi që shpenzojmë kaq shumë për veshje të reja dhe gjëra të tjera”.

“Bli diçka të bukur për miken tënde, jo një tjetër fustan, dil për darkë diku, apo më mirë akoma, përgatit vetë një vakt. Përgatit kafenë tënde. Dhuro ose bli një lule, një masazh apo një qiri dhe thuaji partnerit që e do”.

Në lidhje me varësinë nga mediat sociale, Holly shkruan:

“Përpiquni vetëm të argëtoheni dhe të jeni të pranishëm në momentin aktual, në vend se t’i kapësh momentet përmes ekranit të celularit. Jeta nuk duhet jetuar përmes një ekrani, as nuk duhet te vrini mendjen si te kapni foton e përsosur. Shijo momentet, njerëzit!”

Leave a Reply

Back to top button