Zodiak

Lexoni parashikimin tuaj, për muajin Nëntor 2018

Dashi

Ky do jete një muaj vërtet i bukur dhe çdo gjë do ecë qetësisht. Çdo moment do jeni plot jetë dhe energji. Miqtë do jenë mbështetje e fortë. Nëse jeni në një lidhje gjërat do ju ecin mirë edhe pse dashuria nuk do jetë prioriteti juaj kryesor. Mundohuni të paktën t’i shprehni ndjenjat sa më shumë. Ju beqarët do keni plot takime, por jo dashuri të mëdha. Më mirë prisni sesa t’i bëni gjërat me nxitim dha pa pasur asnjë lloj sigurie. Do bëhet fjalë për jetën tuaj. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze. Në punë do jeni më të gatshëm për të diskutuar me kolegët sidomos nëntë ditët e para. Më pas do jetë periudha e marrjes së vendimeve. Analizimi i kujdesshëm i gjithckaje do ju sjellë më tepër arritje. Financat do vazhdojnë të mbeten të mbrojtura edhe pse në shumë momente do ju duhet të veproni me më shumë kujdes.

Demi

Këtë muaj do ju duhet të merrni vendime në çdo fushë. reflektoni qetësisht dhe bëni atë që mendoni se është më e drejta. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia me partnerin do varet nga ju. Mundohuni të mos jeni shumë seriozë dhe striktë. Ju beqaret nuk do vendosni vetë vazhdimësinë e jetës tuaj sentimentale, pasi gjërat do varen edhe nga personi që do takoni. Gjendja shëndetësore nuk do jetë perfekte, por duke u kujdesur më shumë për veten situata do jetë më e mirë.  Sipas Dritare.net, në punë do jeni shumë të fokusuar tek objektivat sidomos nëse merreni me tregti apo menaxhim. Energjia nuk do ju mungojë dhe do jeni shumë të saktë. Nëse ju bëhen propozime, jepni përgjigje javën e tretë.  Financat nuk do jenë shumë të këqija, por situata do jetë më e qëndrueshme dy javët e fundit.

Binjakët

Këtë muaj do ndodhin shumë gjëra dhe në disa momente mund të mbeteni me gojë hapur. Nëse jeni në një lidhje do korrni ato që keni mbjellë dhe ju e dini më mirë sesi do rrjedhin gjërat. Në disa momente mund të irritoheni me partnerin edhe për detajet më elementare. Nëse doni ta humbni atë që keni në krah mund të vazhdoni me këtë sjellje, nëse jo, ndryshoni. Deri ne datën 18 situata do jete komplekse, pas kësaj date fillon qetësia. Ju beqarët do keni fat. Në punë duhet të merreni me atë çështje që ju jep kënaqësi dhe që mund ta realizoni me sukses. Shëndeti nuk do jetë i keq edhe pse në fakt mund të abuzoni me disa ushqime të dëmshme. Në punë, në datat 10 dhe 21 do keni më shume fat. Mendoni edhe pak për të ardhmen tuaj. Financat nuk do jenë shumë të mira, por as shume të këqija. Mos u shqetësoni fare dhe pakësoni shpenzimet. Pas datës 15 priten ndryshime

Gaforrja

Muaj përgjithësisht më i qetë do jetë ky për ju. Nëse jeni në një lidhje do mendoni për martese dhe kjo do ju shkëpusë pak nga realiteti. Flisni me partnerin për çdo gjë, mos vendosni vetë sepse jeni dy që do lidhni kurore. Për të ndërtuar një marrëdhënie të forte dhe të qëndrueshme çdo gjë ngrihet dalëngadalë. Për ju beqarët data 19 e këtij muaji do jetë me shumë fat. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por ama herë pas here do keni shqetësimet e zakonta të kokës, barkut, etj. Gjërat në jetën profesionale do shkojnë pak a shumë mirë. Probleme mund të keni nëse punoni në fushën e ndërtimit. Financat mundet edhe të përmirësohen po patet dëshirën e mirë dhe durimin e duhur për t’i menaxhuar. Data 13 do jetë me fat për të bërë diçka që do ua shtojë të ardhurat, mos e harroni.

Luani

Ky do jetë një muaj i qetë e i kënaqshëm për ju. Më në fund do gjeni paqen shpirtërore. Ju të dashuruarit marrëzisht nuk duhet ta teproni me xhelozinë dhe duhet të mbani një sjellje korrekte me partnerin. Nga data 19 deri në datën 28 të këtij muaji jeta në çift do ketë një zhvillim të veçantë. Ju beqarët duhet të jeni vetvetja dhe të kërkoni shpirtin binjak edhe në ato vende që nuk ju shkon mendja. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer edhe për shkak të motit dhe lodhjes në punë, por gjëra shqetësuese nuk ka për të pasur.  Nëse punoni në sektorin privat do keni më shumë fat dhe do bëni më shumë hapa para. Duhet të kini pak më shumë besim tek vetja. Nëse në disa momente jeni super të ngarkuar, kërkoni ndihmë.. Planetët do ju ndihmojnë me financat, mos keni merak.

Virgjëresha

Sado që të bëni përpjekje nuk do arrini atje ku doni këtë muaj. Tregohuni më të kujdesshëm. Nëse jeni në një lidhje mund t’iu dalin disa pengesa. Do mendoni për shumë gjëra, por nuk do ju shkoje ne mendje se thjesht ndjenjat po shterojnë. Askush nuk ka faj, ndonjëherë edhe ndodh. Flisni me partnerin dhe gjeni zgjidhjen e duhur. Ju beqarët do kërkoni dashurinë dhe më në fund mund t’i afroheni. Mundohuni të krijoni ambientin e duhur për të ardhmen. Data 18 do jetë më me fat nga të gjitha. Për shëndet të mirë hani me maturi dhe mos kaloni limitin e lodhjes.  Në pune do jeni edhe më dinamikë se më parë. Kujdes, mos punoni me shume sesa mundeni sepse do lodheni shpejt. Të gjithë do e kuptojnë sesa profesionalistë jeni dhe kjo do ju bëjë të ndjeheni mirë. Problemet financiare më në fund duket se do mbarojnë. Kjo do ju gëzoje dhe do bëni edhe ndonjë blerje.

Peshorja

Dëgjojeni me kujdes zërin tuaj të brendshëm këtë muaj dhe do e shihni që do ndiheni akoma më mirë. Ju që jeni në një lidhje do mendoni shumë marrëdhënien që keni dhe do mundoheni të largoni edhe defektet më të vogla. Në fakt asnjë nuk është perfekt, kështu që mos e ekzagjeroni. Nga data 20 situata do fillojë të ndryshojë paksa dhe mund të kaloni edhe momente shumë romantike. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dhimbjeje kokë apo shpine. Sipas Dritare.net, për shëndetin oral duhet  të tregoni më tepër kujdes. Në punë gjithçka do shkojë mirë këtë muaj. Edhe pse nuk do e shprehni gëzimin me fjalë, do e shprehni atë me anë të dinamizmit dhe energjisë. Nga data 20 deri 25 do ju shtohen pak përgjegjësitë dhe do ju duhet të punoni më tepër. Situata financiare do fillojë të përmirësohet kështu që shfrytëzojeni për të shpenzuar për gjërat e domosdoshme.

Akrepi

Ky do jetë një muaj perfekt dhe pikërisht ashtu si e keni ëndërruar gjithë këto kohë. Për ju që keni një lidhje dashuria do shkruhet me “D” të madhe. Do përjetoni momente romantike dhe emocione pa fund. Shpesh madje do ju duket vetja sikur jeni në ëndërr. Për ju beqarët pritet që data 8 dhe 13 të jenë fatsjellëse për dashurinë. Mos e lini asnjë mundësi t’ju ikë nga duart sepse mund të takoni dikë vërtet shumë të veçantë. Shëndeti do jetë i shkëlqyer, madje do ndiheni të qetë edhe nëse vuani nga probleme kronike.  Jeta profesionale do shkojë mirë këtë muaj. Profesioni i mjekut dhe gazetarit do jetë më i privilegjuar. Financat nuk do jenë ende të stabilizuara. Do bëni shumë shpenzime dhe buxheti sa do vije e do pakësohet.

Shigjetari

Cilësia e këtij muaji do varet nga aftësia juaj për të jetuar momentin dhe kapja e mundësive që do iu jepen. Nëse keni një lidhje diçka do ta turbulloje qetësinë aktuale. Do ketë tensione midis jush dhe duhet të gjeni energjinë e nevojshme për t’i bërë ballë. Mos kërkoni që çdo gjë të behet si thoni ju pasi kjo nuk do i pëlqejë aspak partnerit. Në çift duhet të vendosni përherë të dy për gjithçka. Gjithsesi pritet që nga data 24 situata të fillojë të përmirësohet. Ju beqarët nuk duhet ta kërkoni këtë muaj personin me të cilin të ndani jetën sepse nuk do keni fat.  Shëndeti do mbetet gati i njëjtë me një muaj më parë. Ne pune edhe këtë periudhë nuk do mund të realizoni projektet e menduara prej kohësh. Financat nuk do kenë aspak probleme. Çdo gjë do shkoje mire sidomos që nga data 19.

Bricjapi

Këtë muaj në shumë momente do qëndroni në pritje dhe nuk do veproni nga frika se mos gaboni. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të dashuruar me partnerin. Do e adhuroni sharmin e tij dhe sa herë t’iu lindë ndonjë konflikt i vogël do keni frikë se mos e humbni. Nëse në një moment dyshoni për diçka flisni me partnerin në datën 18 ose 25. Ju beqarët këtë muaj do keni shumë takime dhe me dikë të veçantë mund të ecni më tej. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla që do lidhen kryesisht me gojën dhe barkun. Mirë është të mos neglizhoni asgjë. Në punë do keni disa pengesa të vogla, por zotësia juaj dhe këmbëngulja që keni do i bëjë ballë çdo gjëje. Kolegët mos i nënvlerësoni sepse mund të keni edhe surpriza. Financat do jenë të mira. Edhe do shpenzoni edhe do fitoni goxha.

Ujori

Nuk do ndiheni shumë të qetë këtë muaj dhe do ju duket sikur nuk do jeni më fat. Në fakt ndonjëherë duhet edhe ju të bëni përpjekje më shumë. Ju që keni një lidhje do jeni pak të shqetësuar dhe në disa momente do dyshoni nëse partneri ju dashuron ende apo jo. Shikojeni me kujdes sjelljen e tij dhe do e kuptoni mjaft mirë. Periudha më kritike për ju do jetë nga data 6 deri në datën 14. Gjatë atyre ditëve edhe ai që keni në krah do tensionohet disi. Ju beqarët duhet të keni më shumë besim në vetvete së do e gjeni personin për të cilin keni ëndërruar. Për ju pritet një muaj me fat. Gjendja shëndetësore do jetë përgjithësisht e qëndrueshme dhe pa probleme serioze. Në pune do keni ngjitje dhe zbritje. Do ndërmerrni projekte të reja dhe do iu përkushtoheni shumë. Data 27 do jetë më me fat. Me financat duhet të bëni pak kujdes sidomos pas datës 19.

Peshqit

Edhe pse nuk do jetë një muaj perfekt, disa periudha të këtij muaji do i adhuroni me të vërtetë. Për ju që keni një lidhje gjërat nuk do shkojnë shkëlqyeshëm. Duhet të jeni më të duruar dhe të mos nxitoni të thoni fjalën e fundit që në fillim. Një nga arsyet pse situata nuk do jetë e qetë do jetë edhe mungesa e besimit në vetvete. Gjithsesi pas datës 12 gjërat do fillojnë të përmirësohen. Ju beqarët do takoni një person i cili do bëhet shumë i rëndësishëm për ju. Kujdes, mos bëni shumë premtime që në fillim. Shëndeti do lërë për të dëshiruar sidomos nëse nuk bëni kujdes me ushqimin. Në punë që nga data 4 do jeni të tensionuar. Mundohuni të gjeni zgjidhjet e duhura për problemet që do ju dalin dhe pranojini edhe gabimet. Financat do jenë të paqëndrueshme sidomos deri në datën 13. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button